Flakadani yt baba

Kultura

Flakadani yt baba

Nga: Indira Avdyl Hoxha Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:33
Indira Avdyl Hoxha

Energjija yte me ndriçim

I kalitur në synim

Dëshira jote e madhe

Gjeri në amëshim.

U kalite herët me heroizem

Hap pas hapi duke ndritur

Burgosje kohë pas kohe

Por nuk u rrënove.

Shqiptarizimi në zemër

E shpirt kombëtarë

Që rinia sot të ecin mbarë

Me idealizmin kombëtarë.

Mos ngecni në fortuna

Ishte dëshira e ti e përforcuar

Ishte fryma yte për liri

Ta gëzonte çdo i ri.

Flakadani yt ndriçon

Herë me ngecje

E herë me vrull

Flakadani yt me energji plot.

Këtë e trashëgova nga ti

Sy pa trembur e fort siç deshe

Do jem ajo që ti e deshe

Trimërin dhe bujarin ta kem në shpirt sikur ti.

DO JEM ZËRI YT

Fjala e rënd të thumbon

Thumbimi të godet

Të lëndon

Gjeri në thelb.

O njerëz që jetoni

Në tokë e në këtë botë

Një fjal e mirë

Do jehojë kudo.

Urrejtja të ul

Të bën nënçmues

Të bën njeri

Mu si bish.

Zëri dhe fjala e të mençurit

Sjell dritë dhe qetësi

Pse duhesh të thëmbosh

Kur e din që në këtë vend duhesh të jetosh.

Do e ngris zërin tim

Do t‘ju them se kush je

Do jem zëri yt

Për vendin tim mëmëdhe.

Unë zëri yt për gjatë historisë

Do jem e goditëse ndaj së keqes

Do jem zëri yt vendi im

Që ti të lulëzosh një ditë.

JAM E VEÇANTË THOSHTE

Si lule e bukur

Si rreze dielli

Buzeqeshjen e saj

Jeta ja rrëmbeu.

Thoshte nuk mund të eci

Me mundi të sëmuarit

Ma ndaloj buzëqeshjen

Një gjë e shëmtuar.

Ma ndaloj shkollimin

E desha fort

Kjo me mbushi vuajtje

Dhe me lot plotë.

E dua jetën

E dua ecjen dhe shkollimin

Por kushtet për mua

Ma ndaluan guximin.

Jam në karrocë

Nuk kam qasje askund

E më e rënda është

Që edhe njerzia nuk po e kupton.

Thoshte ju lutem shumë

Më ndihmohni ta kthej buzëqeshjen

Shkollimin ta vazhdoj

Të jem si ju me vullnet të plotë

Thoshte me lot në sy

Edhe unë jetoj si ju

Por jam pak më e veçant

Sepse Zoti deshi kështu.

Thoshte karroca lëvizëse

Po më ndihmon pak

Por ju ku jeni që nuk lëvizni

Për ne në asnje çast.

Jam e juaja thoshte

Edhe unë jam një njeri

Që nuk mund të eci

Është faktori njeri.

DO ISHA ME TY

Do isha me ty

Edhe në hidhërim

Do isha me ty

Edhe në gëzim.

Do isha me ty

Në plaget e thella

Do isha me ty

Që ti shëroja.

Do isha me ty

Edhe në ngecje

Do isha me ty

Në shtytje.

Do isha me ty

Edhe kur qanë

Do isha me ty

Edhe kur ke buzë në gaz.

Do isha me ty

E ulur pran

Do isha me ty

Në ç‘do rrugëtim të gjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat