Alo!

Kultura

Alo!

Nga: Fatmir Lohja Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Fatmir Lohja

Po pinim kafenë e mëngjezit. Atë ditë qemë entuziastë . Gimi kishte datëlindjen . Papritmas i bie telefoni. Mikun tim e kanë lënë pak veshët. Zërin e telefonit e mban lart ,për t’u marrë vesh me të tjerët.

Alo! Gjyshi! Ju sot keni ditëlindjen, - u dëgjua një zë i hollë femërorë.

Zëëmbël,-i drejtohet Gimi me buzëqeshje .- Prezantohuni se nuk po u njoh nga zëri!

Mesa u duk kaq kërkonte telefonusja. Me njëqind kilometër në orë,u prezantua si përfaqësuese e shoqërisë XY Albania. Ia bëri mëse të qartët Gimit ,se nuk njiheshin. I kërkoi të dëgjonte ofertat , që i afronin me gjysmen e çmimit, me rastin e ditës se veçantë.

I bëra me shënje ta mbyllte letelefonin, për të mos na e prishur terezinë. Gimi është Gimi. Me buzëqeshje më dha të kuptoj ta dëgjojmë ,se nuk po kemi ndonjë punë të madhe. Nga çfarë po dëgjoja u vranësova, ndersa Gimi çilej. Kompania XY Albania, i afronte Gimit kusihja, garuzhde, tiganë tava, pirunj, lugë ,….. pra, rrokotele shtëpije . Sa shumë oferta rreshtoi vajza njëra pas tjetrës !?

Ju na jepni adresën e shtëpisë dhe në vimë në çast!- urdhëroi markëtuesja.

Jam pensionist. Paisjet që më afroni i ka blerë me kohë plaka . Ato përdorim për të; gatuar; grënë ; servirur kur kemi miq.

Tonat janë më të mirat!

E reja është gjithnji më e bukur se plakat,- i rri gati Gimi.

Prandaj duhet t’i ndërroni ! Çmimet tona janë pothuajse falas, nën kosto.

Eshtë një rastësi e çudishme te unë, - nisi të ngrohë motorrat Gimi.

E cila është?

Asnjëherë nuk më është përputhur dita e lindjes me datat e rrogave, apo të pensionit. Shumë faliminderit nga kompania juaj. Për arsye financiare nuk mund të blej asnjë piru.

Na trego datën e pensionit se vimë ne te ju!

Kartën e bankës e mban plaka . Mua me pikatore m’i jep paratë çdo ditë. Ju mund të kontaktoni më mua, nëse si fillim, më ndërroni plaken, me një nuse të re !

Qenke plak horr!

Jo më i keq se ju, që ende nuk më keni uruar ditëlindjen,- dhe Gimi e mbylli telefonin me nervozizëm.

Të thashë mos e merr me ata,- u çila unë.- Një ditë ,një zë hollë ,me anë të telefonit më njoftoi se më afronte seks me çmime konkuruese.

Për datëlindje ta afronin?- më rri gati Gimi.

Jo. Nuk e mbaj mend se pata ditën e lindjes.

E si u përgjigje?

Nuk keni gjetur xhami për t’u falur !

Na paske turpëruar tërë rracën e pensionistëve, me këtë deklaratë sa naïve, aq edhe të sinqertë, - rinisi Gimi ta marrë veten.- Sahanat , kusijat , janë larg me kënaqësinë e seksit. O marrok!? Unë pata të drejtë të nxehem, por te ti nuk shoh anjë arsye, që e ke shkëputur telefonin aq vrazhd .

Me përgjigjen popullore, mendova se mbrojta nderin e brezit tonë. Ti ma kthen në krah të kundërt. Sot e kam trupin sfungjer. Po të duroj se më ke premtuar me kënaqesi drekën e ditelindjes, ndryshe se nuk do të pranoja në asnjë mënyre, ta kaloje topin në fushën time, - me këtë përgjigje , dhe shenjën që ia percolla me duar, ia bëra të qartë, të mos bisedojmë më për marketingun, se nuk kemi as moshë, as para , për të blerë, e për të shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat