Përsosmëria

Kultura

Përsosmëria

Nga: Dibran Demaku Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 07:07
Dibran Demaku

Ditë më parë lexova një anekdotë për Nasradinin e famshëm në të cilën thuhej:Nasradini nuk ishte martuar dhe kur një ditë një njeri e pyet se përse nuk ishte martuar ai pa u hamendur ia kishte kthyer:Nuk u martova sepse tërë kohën e kërkova një grua të përsosur.

-Dhe nuk e gjete asnjë grua të përsosur?!-kishte vazhduar kureshtari.-Jo e gjeta!-i ishte përgjigjur Nasradini flakë për flakë.-Dhe përse atëherë nuk e more?!...

-Sepse edhe ajo kërkonte njeriun e përsosur!-kishte përfunduar Nasradini dhe pastaj secili kishte ikur në drejtimin e vetë?!...

Ne shqiptarët (e sidomos ne shqiptarët e Kosovës)ka vite e vite që kërkojmë një udhëheqës të përsosur!Një udhëheqës që të na i plotësojë të gjitha kërkesat tona;që të na i plotësojë të gjitha dëshirat tona;që të na i plotësojë të gjitha shpresat tona!...

Sepse përndryshe ne nuk e pranojmë;nuk e përfillim;nuk e duam;dhe jo vetëm që nuk e duam,por edhe e shajmë,e shajmë e çfarë jo tjetër!...
Dhe nuk pyesim asnjëherë se ne vetë a jemi të përsosur që ta kemi edhe udhëheqësin(udhëheqjen) të përsosur?!...

Apo për ne nuk prishë punë çfarë jemi,me rëndësi është që ai udhëheqësi(udhëheqja)të jetë siç dëshirojmë ne!

Njerëz të menqur të epokave të ndryshme jetësore kanë ardhur në përfundimin se :çfarë dhe si është populli ashtu e ka edhe udhëheqësin(udhëheqjen).Andaj përse u dashka që tek ne të ndodhë përjashtimi.

Në vendin tonë (Kosovë)së shpejti do të shpallet data e zgjedhjeve të radhës.Ethet e zgjedhjeve veç kanë filluar.Kandidate e kanditatë nga më të ndryshëm do të rexhistrohen në listat për t‘u zgjedhur si udhëheqës të radhës.A do të jenë këta kanditatë të vjetër apo të rinjë pritet të shihet!
Ajo që dihet që më parë gjatë fushatës elektorale do të defilojnë lloj-lloj tipash e karakteresh,që mbase kjo edhe është krejt normale.Ajo çfarë nuk do të duket (dhe nuk do të jetë normale)do të jenë premtimet e tyre!Sërish do të dëgjohen premtime të pambuluara si vite më parë kur kandidatë për deputet e sidomos për kryetar të kryeqytetit premtonin se kryeqytetin do ta bënin me Tram,si qytetet e mëdha të Europës?!Dhe kur dikush u bënte pyetjen se si do t‘i siguronin paratë,ata përgjigjeshin:Nuk janë problem paratë,sepse ato gjinden(?!),por problem është vetëm vullneti për të bërë diç të vlefshme!...

Përsosmëria është vështirë të gjendet tek profesionet e ndryshme jetësore,e më së paku në politikëbërje.Andaj askush mos të ëndërrojë se do të gjendet një udhëheqës (udhëheqje)e përsosur që të na i bëjë realitet dëshirat tona,ëndrrat tona?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat