Mollë gjylja e nënës

Kultura

Mollë gjylja e nënës

Nga: Neki Lulaj Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Neki Lulaj

Nëna me faqe te skuqura dhe e djersitur

Nxori nga gjiri një mollë gjyle të skuqur.

Me dorën  saj thatanake

Gishtërinjtë i dridheshin nga  pleqëria

 

E molla lëshonte aromë  malli të lumtur.

E dorën tjetër lidhur rreth qafës

Nga buzët e thara i belbëzon fjala.

Biro, udhët e mërgimit janë të gjata,

 

Por pragu fëmijëror më i ngrohtët si gjiri

Është i ëmbël  se këtu të pret vatra..

E një lot kristali i rrodhi rrudhave në faqe

Portat e dritareve ju errësuan

 

Nga malli   dashuria e vetmia.

Edhe qielli u zhgreh në shi  në pullaze

Në shoqëri me lotët e nënës  zemërshkëndija…

Eh, malli pllakos dhembjen e gërryen si mokra

 

Kjo mollë e shartuar nga  baba

Për ty, për nipër e mbesa

Gëzohen edhe muret gurët e pragjet.

 

Kthehuni  te shtëpia

Që të gëlojë me gëzime të gjata!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat