Mërgimtari!

Kultura

Mërgimtari!

Nga: Sami Arifi Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 08:47
Sami Arifi

S'ke n’vend t’lindjes për t’mbetur,

mërgimtari merr rrugë për t’hjekur!

Nga papunësia,

nga padrejtësia!

Merr kurbetin një plag të rëndë,

Shkon ai n’vendin ku s’thirret nënë!

Në vendin ku s’mbretëron drejtësia,

mbrapa është shëndetësia!

Ikin njerëzit hiç pa nda,

thonë këtu s’ka jetë or vëlla!

Kosova është jo si tjera,

vend i pasur me minjera!

Po t’punohët me drejtësi,

në çdo kohë ka ardhmëri!

Mërgimtari në vendin e lindjes,

vuan për ligjin edhe rendin!

Mban mall shtëpin dhe vendin!

për shkak rrethanave nga papunësia,

Me plagë të rëndë ik nga shtëpia!

Humbë gjuhë dhe identitet,

dalëngadalë shuhet edhe vet!

Krejt kjo bëhet nga varfëria,

fajtor për këtë janë veç paria!

N’vendlindje për t’qëndruar,

jeta i shkon duke investua!

Te gjyshërit ku ka le,

që fundi i tij t’jetë n’atdhe!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat