Mantillbardhët Hero të Kosovës

Kultura

Mantillbardhët Hero të Kosovës

Nga: Ragip Guraziu Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 07:26
Ragip Guraziu

Lufta e dhimbshme me COVID-19, kush janë mjekët që humbën jetën në detyrë duke pështuar shumë jetra të qytetarëve të tyre. Beteja me COVID-19 tashmë prej muajsh ka sfiduar gjithë normalitetin në të gjithë botën dhe në frontin e parë të luftës, qëndrojnë bluzat e bardha.

Bluzat e bardha,të dy shtetetve,amë dhanë provimin ndaj kësaj lufte të dhimshme COVID-19,duke dhënë edhe jetrat e tyre.

Por sfida e tyre nuk ka qenë aspak e lehtë duke shkaktuar edhe viktima nga radhët e tyre.

Edhe në Shqipëri shumë mjekë kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi duke lënë pas dhimbje dhe boshllëk.

Për shkak se institucionet nuk ofrojnë të dhëna të sakta në këtë homazh mungojnë infermierët dhe personeli mbështetës në shëndetësi që kanë humbur fatkeqësisht jetën në këtë betejë shkruan mapo.

Ah që mu kujtua ligjerata e Imamamit, Mjekiqit nga Obiliq kur tha se mantillbardhët janë herojte e qytetarëve tanë,sepse edhe Zoti paska thënë se Mantillbardhët në atë botë po cilsohej si dëshmorët e Luftës, dhe kjo nuk ka dyshime.

Mjekët që i humbëm nga COVID-19

Arjan Pushi- mjek hematolog

Ishte mjeku i parë që humbi jetën nga COVID-19 më 30 qershor të këtij viti, kur vendi sapo kishte dalë nga karantina disamujore. Dr. Pushi, ishte hematolog dhe pedagog i fakultetit të mjekësisë, i cili kishte përgatitur breza të tërë studentësh të mjekësisë. Vdekja e tij krijoi tronditje në publik, pasi u njoftua nga një koleg i tij, por u mohua fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë, për t’u bërë publike vetëm një ditë më pas.

Hysni Shkjau – doktor familje

Mjeku i dytë që humbi betejën me COVID-19 ishte Hysni Shkjau, mjek familjeje. 69-vjeçari me 40 vite eksperiencë pune shërbeu deri në fund në qendrën shëndetësore Qafë Mali në Pukë. Mjeku Shkjau ndërroi jetë më 6 korrik pas disa ditësh i shtruar në spitalin infektiv në Tiranë.

Anibal Byberi- pneumolog

Mjeku pneumolog dhe drejtori i spitalit të Tropojës, Anibal Byberi, ishte vetëm 53 vjeç kur ndërroi jetë më 3 gusht pasi u infektua nga COVID-19. Ai e humbi betejën e tij vetëm 1 ditë pasi ishte shtruar në spitalin infektiv ku mbërriti në gjendje të rëndë.

Vilson Topulli- Epidemiolog (në pension)

Epidemiologu 73-vjeçar Vilson Topulli u nda nga jeta në 26 gusht pasi qëndroi 2 javë i shkruar në infektiv. Edhe pse kishte dalë në pension kolegët dhe vetë ministrja Manastirliu në një status të dedikuar e cilësuan humbjen e tij të madhe për mjekësinë shqiptare. Punoi që 19 vjeç në ISHP dhe konsiderohej si historia dhe kujtesa e këtij institucioni.

Zyliha Kraja – Kirurge

Më 4 shtator të këtij viti një lajm i hidhur erdhi për spitalin e Shkodrës. Kirurgia 78-vjeçare Zyliha Kraja humbi jetën nga COVID-19. Edhe pse në pension ajo kontribuonte në mënyrë aktive për në spitalin e Shkodrës me operacione dhe gjatë një operacioni ajo u infektua dhe kjo i kushtoi jetën. Kirurgu i njohur, Arben Beqiri, shkruante në dedikimin e tij se dr. Kraja bënte pjesë te drejtuesit e rëndësishme të kirurgjisë, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm.

Memo Boci- epidemiolog

Epidemiologu Memo Boci, mjeku që nuk lejoi që Shqipëria të pësonte katastrofë nga HIV/AIDS ka mbyllur sytë më 2 shtator. Boci u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë doktoreshë Silva Bino. Bino shkruante se Boci luftoi HIV/AIDS në vendin tonë, duke ndërtuar programin e parë të parandalimit për këtë sëmundje vdekjeprurëse në të gjithë botën.

Agron Menzelxhiu- kirurg

Kirurgu i spitalit “Shefqet Ndroqi” i kthyer në një spital COVID, Agron Menzelxhiu, 71-vjeçar, mbylli sytë më 13 shtator pas betejës me COVID-19. Ai njihej si një mbrojtës i flaktë i të drejtave të mjekëve. Për humbjen e tij kishte dhe një mesazh ngushëllimi nga presidenti Ilir Meta, ndërsa kolegu i tij, Petrit Vargu, shkruante se ai ishte mjeku dhe njeriu i mirë që luftoi gjithmonë për jetën e njerëzve.

Sefer Dervishi – mjek familjeje

Ishte në krye të detyrës si mjek familjeje në qendrën shëndetësore Helmas, Kavajë, kur u infektua me COVID-19. Mjeku Sefer Dervishi, 61 vjeç, humbi jetën më 16 shtator në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu teksa i shpreh ngushëllimet të sinqerta familjes dhe kolegëve të doktor Dervishit, ndërsa bënte me dije se beteja e tij me koronavirusin zgjati për rreth dy javë.

Esat Pashaj – Mjek i përgjithshëm

Pas 9 ditësh i intubuar më 5 tetor humbi jetën nga koronavirusi mjeku 72-vjeçar Esat Pashaj. Ai ishte një nga mjekët më të njohur në qytetin e Skraparit. I lindur më 16 maj 1948, doktor Esati ishte dhe njëherësh Anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar dhe njëherësh ishte nëndrejtor i Spitalit Bashkiak. Thuhet se Pashaj, edhe pse e kishte kaluar moshën e pensionit vijonte punën si mjek në spitalin Skraparit për shkak të mungesës së mjekëve.

Astrit Haziri- Mjek i përgjithshëm

Kukësi dhe Hasi do të kenë një mjek më pak për komunitetin e tyre, në zona ku mjekët mungojnë prej vitesh. Astrit Haziri, 54 vjeç, punonte si mjek i përgjithshëm në spitalin e Kukësit dhe mjek familjeje në Has. U dërgua në Turqi për mjekim të specializuar derisa mbylli sytë më 20 tetor. Ishte në vijën e parë të luftës ku u infektua në detyrë.

Ilirjan Draçi- gastrohepatolog

Mjek gastrohepatolog, drejtor i Poliklinikës së Specialiteteve në Njësinë nr.1. Nga spitali i shtruar bënte thirrje për kujdes. Humbi jetën më 17 nëntor pas 2 javësh në infektiv. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi vdekjen e tij duke shkruar se “Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me radhë, si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.”

Shaqir Shehu- Kirurg

Shaqir Shehu ishte një tjetër humbje në radhën e bluzave të bardha të qytetit të Kukësit. Ai ishte 68 vjeç dhe punonte si kirurg ortoped në spitalin e qytetit. U dërgua në Turqi për mjekim të specializuar, por e humbi betejën me sëmundjen. Ishte shpallur qytetar nderi në Kukës për kontributin në luftën e Kosovës. Shehu ka qenë prefekt deri në 2005. Ai ndërroi jetë më 20 nëntor.

Ibrahim Kaziu- pneumolog

Një tjetër humbje e madhe për spitalet rajonale të vendit që vuajnë nga mungesa e personelit shëndetësor. Spitali i Dibrës humbi këtë vjeshtë mjekun 68 vjeçar Ibrahim Kaziu, i cili punonte si pneumolog në këtë spital në vijën e parë të frontit. Kaziu ishte anëtar i këshilli kombëtar të urdhrit të mjekëve . Pasi u shtrua në infektim ai humbi jetën më 24 nëntor.

Bledi Nini-Mjek ORL

Komuniteti i mjekëve u trondit thellë nga humbja e mjekut ORL, Bledi Nini, në moshën 48-vjeccare. Nini, i cili për shumë kohë ka punuar në shërbimin ORL apo spitalin francez siç njihet nga qytetarët pranë QSUT ishte prekur nga Covid prej disa javësh para se të humbte betejën gjatë trajnimit të specializuar në Itali. Qindra mesazhe ngushëllimi vërshuan për mjekun në rrjetet sociale.

Muharrem Xhepaxhiu- Mjek Familje

Më 27 tetor humbi jetën dr. Muharrem Xhepaxhiu, Mjek Familje dhe drejtor në Qendrën Shëndetësore Hysgjogaj në Lushnjë. 64-vjeçari Xhepaxhiu u përcoll me nderime të mëdha në homazhet që u bënë në qytetin e tij, ku qytetarë dhe stafi mjekësor i spitalit të Lushnjës, mbushën rrugën drejt qendrës së qytetit, e me duartrokitje e këngë baladë duke e përcjellë me dhimbje për në banesën e fundit.

Pëllumb Maletaj- infermier

Infermieri i Spitalit Ushtarak në Tiranë humbi jetën në moshën 63-vjeçare për shkak të koronavirusit. Të afërmit dhe miqtë e tij kanë shprehur hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Pëllumb Zef Maletaj me origjinë nga Tetajt e Merturi. Siç shkruajnë miqtë e tij, Maletaj ishte një person i devotshëm në punën e tij dhe të gjithë e thërrisnin ‘doktori’.

Ibrahim Kaziu- Pneumo-fiziatër

Më 25 nëntor Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë njoftoi humbjen e mjekut dr. Ibrahim Kaziu, Mjek Pneumo-fiziatër dhe drejtues teknik në Spitalin Rajonal të Dibrës. Dr. Ibrahim Kaziu ishte President i Këshillit Rajonal të UMSH-së Dibër për 2 mandate si dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve.

Elmaz Eltari-mjek në pension

Më 23 tetor humbi jetën nga COVID-19 edhe mjeku në pension Elmaz Eltari. Ai ishte profesori i njohur i Sëmundjeve Infektive, pedagog dhe mjeshtri në njohjen dhe mjekimin e sëmundjeve infektive, sipas dedikimeve që i bënë kolegët e tij.

Myftar Zemani –mjek familje

Humbja më e fundit në radhën e bluzave të bardha është ajo e doktor Myftar Zemanit më datë 3 dhjetor. Humbja e tij u bë e ditur nga të afërm dhe miq të tij në rrjete sociale. Avokati Genc Gjokutaj e ka dhënë lajmin e trishtë në një postim në rrjete sociale. I lindur më 10 shkurt 1942 në Kuç të Vlorës, doktor Tarja pas mbarimit të fakultetit të mjekësisë, shërbeu në Bishan, Roskovec, Fier etj. Kudo ku ka punuar është dalluar për shpirtin human, i papërtuar, i lidhur me banorët edhe për hallet e shqetësimet e tyre, duke u bërë kështu një figurë popullore.

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i nohur

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku i nohur

Një tjetër lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për bluzat e bardha.

Radiologu Hyqmet Musa ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije kardiologu i njohur nga Kavaja Drini Bardhi, i cili përmes një statusi në facebook i shpreh ngushëllimet familjarëve.MOS HUMBISNI: MJEDISI ENERGJIA KORRUPSIONI MEDIA WATCHRreth nesh KontaktoniNa ndiqni .....

Mjekët paralajmërojnë: Sistemi shëndetësor në Kosovë në prag kolapsi

Në Kosovë, COVID-19 vjen pas vitesh emigrimi të profesionistëve, gjë e cila e ka lënë sistemin shëndetësor tepër të ekspozuar.

Klinika infektive në Prishtinë.

Çdo mëngjes në orën 07:30, që prej 13 marsit kur në Kosovë u regjistruan dy rastet e para me COVID-19, specialisti i sëmundjeve infektive dr. Arben Vishaj zhvillon një takim me stafin e Departamentit E në klinikën e sëmundjeve infektive të spitalit universitar në Prishtinë.

Ekipi i Vishajt përfshin një infermierë, një pediatre dhe dy banorë që po trajnohen nën mbikëqyrjen e dr. Vishaj. Pediatria, tha ai, “është një ekspert në fushën e saj, por në mënyrë që ajo të trajtojë pacientët me COVID-19 unë duhet të përshkruaj vazhdimisht trajtimin për çdo pacient.”

Ekipi është “shumë i përgatitur”, tha Vishaj, “por jo për sëmundje infektive”, pasi nuk ka mjekë të mjaftueshëm për sëmundje infektive.

Ndërkohë, shumica e mjekëve bëjnë turne nga 24 orë të paktën dy herë në javë. Dhe kjo po bëhet shumë e lodhshme.

`shoqëruar nga një mungesë numrash dhe ekspertize për shkak të eksodit të madh të mjekëve profesionistë që janë larguar për në Gjermani dhe gjetkë në Europën perëndimore ku paguhen më mirë, pa përmendur ata që janë të infektuar me COVID-19 ose janë vetizoluar, sistemi shëndetësor i Kosovës po has gjithnjë e më shumë vështirësi i gjendur përballë një pandemie shifrat e të cilës sa vijnë e shtohen.

“Klinika e sëmundjeve infektive është e mbipopulluar me pacientë dhe numri i specialistëve të sëmundjeve infektive është i vogël”, tha dr. Veli Rexha, specialist i sëmundjeve infektive në spitalin universitar. “Personeli i klinikës së sëmundjeve infektive është vërtet i lodhur, sepse që nga fillimi i pandemisë kemi punuar pa u lodhur për sistemin shëndetësor.”

Blerim Delija, nënkryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetit të Kosovës, shkoi më tej, duke thënë për BIRN: “Vlerësoj se konfuzioni i madh nga numri i lartë i pacientëve me COVID-19 mund të çojë në një kolaps të sistemit shëndetësor për shkak të kërkesës për burime njerëzore.”

Mjekët mbulojnë vazhdimisht kolegët e vetizoluar

Deri më 3 gusht, në Kosovë kishin ndërruar jetë 256 persona me COVID-19. Rreth 9,049 persona kanë testuar pozitiv që nga fillimi i testimit në shkurt, me 4,060 raste aktualisht aktive. Një total prej 414 personash janë trajtuar në spital deri më 28 korrik, 224 prej të cilëve në spitalin universitar ku punojnë Vishaj dhe Rexha.

Sipas vlerësimeve zyrtare, rreth 140 mjekë kanë testuar pozitivë për koronavirusin e ri, përfshirë Fadil Zuka nga qyteti i Vitisë në juglindje të Kosovës, i cili javën e kaluar u bë mjeku i parë që ndërroi jetë ër shkak të COVID-19, sipas Dhomës së Mjekëve të Kosovës. Që atëherë, katër mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të komplikimeve pas infektimit me COVID-19.

Delija tha për BIRN se rreth 500 punonjës shëndetësorë janë infektuar. Përveç atyre që janë të detyruar të mos punojnë nga sëmundja, sistemi shëndetësor tashmë po lufton një “ikje të trurit” që, siç raportoi BIRN në dhjetor të vitit të kaluar, sheh çdo dy ditë emigrimin e një mjeku kosovar. Infermieret/infermierët po largohen nga dy në ditë.

Përveç ngarkesës së tij të përditshme në spitalin universitar, Rexha është gjithashtu një këshilltar për klinika të tjera ku, thotë ai, ai duhet të “bëjë të gjitha këshillimet në ato klinika që kanë nevojë për një specialist sëmundjesh infektive”.

Në Qendrën Mjekësore Familjare në Podujevë, në verilindje të Kosovës, dr. Flamur Lahu tha se mjekëve u duhet të ndërrojnë vazhdimisht fushat e ekspertizës së tyre për të mbuluar për ata që duhet të vetëizolohen. Këtu përfshihet edhe dr. Besarta Shala, e cila tha për BIRN se ka punuar dy herë në raste të lidhura me COVID-19, secilën herë nga 24 orë për të mbuluar mungesën e stafit mjekësor.

Me punonjësit shëndetësorë që përbëjnë nëntë për qind të numrit të infektimeve, Lahu tha, “punonjësit e shëndetit janë 15 herë më shumë në rrezik”.

Lahu, i cili gjithashtu moderon një grup këshillimi mjekësor në Facebook me më shumë se 160,000 anëtarë, tha se klinikat në vende si Podujeva duhet të kryejnë gjithashtu vizita në shtëpi te familjet që kanë raste me COVID-19. Mjekët monitorojnë pacientët, përshkruajnë trajtim dhe, në raste të rënda, thërrasin një ambulancë për t’i transferuar ata në spital.

“Ky proces vazhdon dhe përsëritet çdo ditë”, tha Lahu. “Kur raportohen raste të reja, ekipi së bashku me shërbimin e dezinfektimit vizitojnë familjet. Kryhet dezinfektimi dhe vizitat mjekësore kryhen në shtëpi.

BIRN kontaktoi ministrinë e shëndetësisë të Kosovës dhe drejtorin në detyrë të spitalit universitar për një koment, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ndërkohë, vullnetarët po ndihmojnë për të mbushur boshllëqet.

“Pavarësisht rasteve të shumta, unë ende mendoj se situata është e menaxhueshme”, tha dr. Nita Ymeraga, e cila filloi punë vullnetarisht në spitalin universitar në muajin prill në mbledhjen e të dhënave klinike para se të bashkohej me të tjerë si Vishaj dhe Rexha në frontet e klinikës së sëmundjeve infektive për shkak të mungesës së mjekëve.

“Kjo ka ndodhur për shkak të decentralizimit të mënyrës se si shtrohen në spital pacientët”, tha ajo. “Por nëse shifrat vazhdojnë të rriten me të njëjtin ritëm, edhe kjo lë shumë për të dëshir.

30 mjekë dhe infermierë shqiptarë nisen drejt Italisë

Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19

Tiranë, 28 Mars – 30 mjekë dhe infermierë shqiptarë u nisën pasditen e sotme drejt Italisë për të dhënë kontributin e tyre për trajtimin e pacientëve në luftën kundër COVID-19.

Ekipi mjekësor shqiptar do të vendoset në një spital në veri të Italisë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj i siguroi mjekët e rinj se do të kishte kujdesje për familjet e tyre gjatë kohës që do të mungonin.

“Janë mjek e infermierë të rinj, janë specializantë të rinj duan të jenë modeli që kërkohet nga mjekët, janë modeli i heronjve të heshtur në luftë me këtë armik të heshtur. Janë nga e gjithë Shqipëria. Do të doja askush të mos binte pre e këtij armiku dhe për sa kohë që ju nuk do jeni këtu kujdsesemi ne për familjet tuaja”- tha Manastirliu gjatë përcjelljes së mjekëve dhe infermierëve drejt Italisë.

Mjekët dhe infermierët që do të shërbejnë në një spital në Itali, janë pjesë e 3 mijë vullnetarëve që i’u përgjigjën thirrjes për t’u bashkuar në luftën kundër COVID-19.

Ekipi i personeli mjekësor shqiptar u përcoll pasditen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama, Ministrja Ogerta Manastirliu, Ministrja Belinda Balluku dhe ish-Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat