Basti

Kultura

Basti

Nga: Fatmir Lohja Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 07:50
Fatmir Lohja

Një të djelë, paradite, me Gimin, e lamë te pinin kafenë te klubi i lagjes. Nga aty do do të niseshim për të bërë shetitjen e zakonshme te Liqeni Artificial. Si asnjëherë tjetër gjetëm klientë të shumtë . I bëj me shënjë Gimi të shkonim ta pinim kafenë në një lokal më të qetë.

Banorë të lagjes janë. I gjithi ky pasion diçka kanë. Ne shkrimtarë jemi. Frymëzimin nga gjindja e marrim,- dhe u fut brënda pa më pyetur.

Pas tij, si Coli pas Lolit, hyra edhe unë. Zumë vend në një tavolinë në cep të lokalit . Edhe aty zhurma vinte me tërë madhështinë e vet. Fjala “bast” përseritej shumë shpesh, si nga të vjetrit, edhe më të rinjët. U përqendruam, për të marrë vesh, se për çfarë motivi kërkohej të vihej basti.

Te dy brezat në konflikt, jo antagonist , ishin mbështetës të Partisë Socialiste. Në bastin e parë, fitimtar shpallej ai që i rreshtonte me saktësi tërë emrat e ministrave aktual të rilindjes. Si të moshuarit , edhe të rinjët e nisnin: “ I gjati ,i shkurti, tre-katër emra ministrash ,”- dhe stoponin në vend, si fëmijët në klasën e parë fillore. Emrin e ministritres, bijë të lagjes, e dinin të gjithë . Ajo u bë e shquar përpara se të merrte detyrën. Nga studimet e shumta, deri në orët e vona të natës, nga pasioni u bë bilardiste me famë kombëtare. Nuk la burra pa i mundur në bilardo. Për garë erdhën burra me mustaqe të gjata, edhe nga rrethet. Si vendasit , edhe ata i mundi me kollajllëk. Kaq shumë u ndje në lagje ngritja e saj në pozitë, sa bilardoja falimentoi . Rivalet, kur e panë në televizora si udhëheqëse e rilindjes kombëtare, nuk u afruan më te bilardoja historike, se mungonte rivaliteti sportiv . Banorët janë të bindur se pasionin e vjetër për bilardon, e vazhdon ne salla moderne ,pa deshmitarë . E gjithë Rilindja habitet me profesionalizmin e saj!?

Në bastin e parë fatkeqësisht nuk pati fitimtarë. Për bastin e dytë gjakrat u ndezën me shumë energji. Pyetje që u drejtohej të pranishme qe:” Kush i fiton zgjedhjet e ardhshme PS-ja, apo Rilindja!?” Menjëherë u polarizua grupi . Më të moshuarit mbronin PS-në, por më entuzastët ishin Rilindasit. Me Gimin nuk po merrnim vesh konfliktin. Po zihesh babë e birë, se kush do të rrijë në krye të vendit!? Çfarë nuk na dëgjuan veshët, sa mbetëm të mpirë. Edhe kafetë na u ftohen mbi tavolinë.

Të rinjët akuzonin prindërit sa janë komunistë. I kanë mendjen veç te puna, dhe nuk dinë ta fitojnë një qindarkë në kapitalizëm. Sipas tyre jeta është qejfë,e jo punë. Me PPP-të paratë publike, arkëtohen te privati . Me këtë praktikë, të shpikur nga filoqylsat, puna bëhet krejtë e thjeshtë . Pa asnjë lloj ndroje, shkohet te privati dhe mbushen xhepat me para. Këtu a kanë burimin paratë me të cilat vënë pasuri, dhe i shpenzojnë pa kursim për zbavitje. Akuzonin prindërit, se janë konservataorë. Mbeten në Shqipëri dhe nuk dalin jashtë, për të parë botën, se si është zhvilluar. Nuk marrin shembullin e tyre ,ndonëse nëpunës të thjeshtë shtetërorë, fundjavat i kalojnë në çdo skaj të botës. Për parimin bazë të kapitalizmit :” Fiton ti ,por fitoj edhe unë,” rinija shprehej e merzitur pse prindërit nuk e kuptonin?

Baballarët , dëgjuan sa dëgjuan, më pas u nervozuan. Ndonjëri nisi edhe mallkimin ndaj të birit. Të sakrifikosh tërë jetën për edukimin e djalit, dhe të shohesh deformin moral ,nuk ka më hall për një prind.

Kur u ngritëm , miku im humorist , qe shumë i merzitur. Nuk e vazhduam shetitjen e zakonshme.

Dikur thuhej, se po the fjalën tregtare, i ke thënë të gjitha. Me çfarë dëgjova sot, rilindasit paskan avancuar goxha përpara tregëtarëve,- më tha me lot në sy, kur tokëm duart për ndarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat