Jani Kostina

Kultura

Jani Kostina

Nga: Bashkim Saliasi Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
Bashkim Saliasi

Të nderuar miq, shokë dhe dashamirës! Desha t’u bëjë sivjet një urim ndryshe nga herët e tjera. E shkrova enkas këtë tregim sot pasdite në data 31.12.2020, ditë fundit e këtij vitit, fal kujtesës para 28 vitesh, kur edhe unë si shumë shqiptarë të tjerë provuam jetën e emigrantit në kushte shumë të vështira dhe jo si disa vite më vonë kur bashkombasit tanë u trajtuan disi ndryshe me dokumenta. Uroj gjithë emigrantët kudo që janë të jenë mirë me shëndet, të mos harrojnë gjuhën shqipe dhe t’ua mësojnë atë fëmijve dhe ajo më kryesorja atdheun, si gjënë më të shtrenjtë që na ka falur Zoti, me katër stinë të mrekullueshme dhe diell të cilën nuk e gëzojnë të gjithë. Me këtë tregim ju përshëndes miq të faqes së facebokut. Kaluam një vit të “pështirë” me këtë flamë që mori shumë jetë nga njerëzit tanë, miq dhe dashamirës. Fatëkeqësi nga tërmeti dhe përmbytjet. Uroj që ky vit që po vjen të jetë një vit ndryshe, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë. Sjelltë mirësi, paqe dhe shëndet të mirë për popullin tonë liridashës dhe paqedashës. Kalofshi një mbrëmje të gëzuar në familjet tuaja. Qofshi mirë me shëndet dhe familjarishtë të lumtur dhe iu realizofshin të gjitha ëndërrat tuaja. Urimet më të mira për vitin 2021. Gëzuar…mbarësi, tolerancë dhe bashkëpunim ju uroj.

Tregim

JANI KOSTINA

 …Në mëngjes u zgjuam të tramaksur pas një gjumi nënë sulmin e mushkonjave gjatë gjithë natës që ne endacakët e rrugës arritëm të pushonim në një  “hotel me pesë yje”, poshtë një magazine të që iashte ndërtuar për parkingun e makinave!? 

“Hotelin” na e siguroj djali nga Cerriku, por për fatin e keq edhe sot e kësaj dite që po shkruaj këto radhë kritikoj veten që nuk i ruajta mirë ato shënime që me mund e sakrifica i ruajta dy muaj dhe i humba për një ditë kur u bëra “pre” e policisë që në gjashtë e gjysëm të mëngjezit, që kisha marrë rrugën për t’u kthyer pranë familjes.

Me Janin na njohu halli, por edhe nevoja që kishim për punë, streh dhe mbështetje. Nuk thonë kotë që me atë që grindesh bëhesh mik. Edhe mikun mos e lavdëo shumë se një ditë mund ta bësh armik, por edhe armikun mos e shaj se një ditë mund ta bësh mik. Kështu më ndodhi mua dhe Nikos.

Jani kishte dal në ballkon dhe pinte kafen e mëngjesit së bashku me gruan. Nga vendi ku ishte ulur vëzhgonte të gjitha lëvizjet e puntorëve që kishte punësuar në ndërrmarrjen e zdruktarisë, në katin e parë të banesës së tij. Dy shokët tanë që kishin rënë dakortë një natë më parë për të filluar punë në zdruktari shkuan direkt në punë te Jani. 

Shkojmë dhe ne i them Nokos, ta provojmë një herë mbase na merr në punë. Vendosëm të provojmë fatin tone. Pak me drojtje iu afruam portës së Janit, i cili sa na pa bërtiti?!

Largohuni, largohuni, mos u afroni, nuk kam punë për ju, në gjuhën e tij grqisht?!... 

Shtangëm në vend dhe nuk po e kuptonim se çfarë po na thoshë. Njëri nga personat që qëndronte para portës së Janit na foli greqisht dhe më pas na u drejtua në shqip se efendikoj po u thotë nuk ka punë për ju, prandaj duhet të largoheni.

Morëm rrugën e kthimit dhe nuk ishim larguar më shumë se njëqind metra dëgjojmë se dikush po na thrriste në gjuhën tonë që të ktheheshim mbrapshtë, se Jani pranoi të na merrte në punë...

Kalimera, (mirëmëngjes), na përshëndeti Jani dhe diçka komunikoj me shqiptarin që na ktheu nga rruga para portës së shtëpisë së tij në katin e parë. Nuk kish kohë për dialog dhe njohje, por drejtë dhe në punë. Na ndiqni pas urdhroj greku shqipfolës që ecte pas Janit. Kaluam mespërmes zdruktarisë dhe dolëm në anën e pasme të shtëpisë. Aty gjendej një hangar i mbushur dingas me tallash. Makinerit villnin pa pushim tallashin që prodhohej nga to.

-Ju do pastroni këtë hangarin nga tallashi që është brenda,- foli shqiptari greqishtfolës që deri atëherë na u duk si një filo grek që kishte lindur e ishte rritur në vendin fqinj, Greqinë e Homerit, Sokratit, Diogjenit e plotë e plotë heronjë të mitologjisë Greke.

Nuk e zgjatëm. Hoqëm xhaketat dhe rrëmbyem lopatat. Tallashi ishte ngjeshur si me rrul dhe shqitej me vështirësi. Disa metra më tej qendronte Jani dhe na vëzhgonte sesi po e kryenim punën që na dha. Kur e pa se ne po kullonim nga djersët dhe puna po ecte për bukuri u largua në ambjentet e brendshme të zdruktarisë.

Rreth një orë punuam pa e ngritur kokën, hangari sa vinte dhe po zbrazej, por tallashi që delte nga gryka e zdruktarisë e rimbushte përsëri. Nga ora 10 nuk vonoi dhe Jani së bashku me minoritarin u dukën përsëri për të na parë sesi po ecte puna.

E pashë që u largua i kënaqur së bashku me minoritarin duke përsëritur shprehjen “oreja”. Më vonë pasi kaluam disa kohë në zfruktarinë e Janit do ta kuptonim se ai kishte mbetur i kënaqur nga puna jonë.

Në ora 12 u bë pushimi dhe Jani për gjithë puntorët kishte marrë nga një panine me një copë djathë të shoqëruar me gjysëm domate. Kush qe më i shpejti rrëmbeu paninen, djathin dhe domaten dhe u ul për të kaluar vaktin e drekës. Unë e Nikoja ishim të fundit dhe morëm çfarë mbeti në pjatancë.

Pak më tutje ishin ulur katër minoritar dhe ndryshe nga shqiptarët kishin shtruar para bukë dhe gjellë me tepri. Një pjatancë me sallatë domate dhe djath të zhytur në vaj ulliri, ullinj etj.

Çfarë dikriminimi rracial po mendoja në ato pak minuta që na u dha pushim. Edhe pse të gjithë flasim shqip Jani për puntorët minoritar bënte dallime si në ushqim dhe në pagesë.

Nuk u ndiem, por pas një çerek ore dëgjojmë minoritarin shqipfolës që bërtiti: Mbaroi orari pushimit, kthehuni nëpër vendet e punës. Orët kalonin me vështirësi dhe unë së bashku me Nikon prisnim me padurim që të mbaronte koha e punës se u hapëm nga shpatullat nga tallashi që ishte ngjeshur dhe me zor shqitej me lopatë, kur në vend të saj duhej cfurg që ta shqepte tallashin.

Në mbrëmje Jani erdhi përsëri para hangarit dhe kur pa që ai ishte boshatisur diçka foli në gjuhën e tij dhe u largua duke vënë buzën në gaz. Pagesën e kish ndar për të gjithë në zarfa dhe për çudin tonë brenda përveç 2500 dhrahmi që pagoi shokët tanë në zarfin tonë kish future veças dhe 500 dhrahmi shtesë.

Por siç e kemi zakon ne shqiptarët që tregojmë çdo gjë midis nesh plasi një grindje e çastit. Dy shokët tanë Jani i kishte paguar me 2500 dhrahmi, kurse ne me 3000 mijë dhrahmi.

-Përse ju u ka paguar me 3000 mijë dhe ne me 2500 pyeste i nervozuar shoku jonë!? E duruam sa e duruam dhe në fund i thamë:

-Shko e pyet Janin, se ne nuk i kërkuam gjë dhe nuk bëm pazar me të, siduket ka vlerësuar punën që bëm dhe na pagoi aq sa mendoi ai, mbyllëm bisedën pas një lodhje të tejskajshme.

Në mbrëmje u strehuam në lëndinën që gjendej pas shtëpisë së Janit, ku mbante trupat e sjella nga vendet Nordike. 

Me minoritarët puna ndryshonte. Ata pas pune shkuan te ish shtëpia e vjetër e Janit dhe pasi u lanë dhe u ndërruan na përshëndetën dhe morën rrugën për në qytetin e Patrës. U kthyen vonë dhe kaluan pothuajse pa folur drejtë dhe në banesën e tyre.

E gëdhim natën keq e mos më keq. Frika e policisë nga njëra anë dhe pickimet e mushkonjave nga ana tjetër na kishin bërë që fytyra jonë të merrte një shprehje si të kthyer nga një fushë beteje e përgjakshme.

Në ora 7 fiks u paraqitëm në punë. Jani mua dhe Nikon na çoi te sharra kordele afër garazhit ku kishim punuar ditën e djeshme. 

-Ju do punoni sharrën kordele dhe pasi na instruktoi sesi do vepronim u largua në ambjentet e brendshme të zdruktarisë ku ndau puntorët sipas proceseve të punës. Në ato ditë korriku të nxehta të vitit 1992 në zdruktarinë e Janit punonin 22 shqiptar.

Dërrasat në pjesën e përparme i fusja unë në sharrën kordele, kurse Nikoja i priste në anën tjetër duke tërhequr atë që ishte përgatitur në dimesoinet 10 cm dhe shtynte pjesën pjetër për të përfunduar çarjen në ristela të dërrasës dograma.

Dërrasat katër metroshe me trashësi pesë centimetra ishin jashtzakonisht të rënda, por mosha dhe vyllneti bëjnë gjithçka. Në mbrëmje nuk i ndjenja krahët nëse i kisha të mijat apo ishin të huaja. Tre ditët e para sa i morëm dorën e patëm mjaftë të vështirë, por me kalimin e kohës si duket muskujt u stërviten me atë lloj pune dhe në një farë mënyre fituam edhe eksperiencë. 

Një i moshuar së bashku me bashkshorten nga Narta e Vlorës punonin në profesionin e tyre të marangozit dhe pothuajse nuk komunikonin asnjë fjalë me shqiptarët e tjerë.

-Kanë qenë të persekutuar në Shqipëri, sqaroi Nikon greku shqipfolës. 

-Pra janë minoritar si puna juaj, - tha Nikoja.

-Po, edhe ata janë si puna jonë dhe trajtohen me respektë nga pronari, - sqaroi minoritari greqishtfolës.

Disa ditë më vonë do mësonim se greku shqipfolës ishte me profesion mësues greqishte nga minoriteti dhe kishte marrë pas kunatin dhe baxhanakun që heraherës grindeshin midis tyre, pasi ai gjente punë pasdite dhe nuk i merrte me vete.

Kunati dhe baxhanaku tij ishin të besim myslyman dhe nuk dinin greqishtë.

Një ditë kunati në prezencën tonë pasi ishim miqësuar me ta, i thotë grekut shqipfolës: -Ç’ti bëj bilbilit unë pa e dija sesa punoje ti pasdite dhe merrje më shumë dhrahmi se ne!?...

-Rri urtë, ia kthen i kunati greqishtfolës, se po mos të isha unë ti edhe sot e kësaj dite atje në fshat do ishe. Pak se të mora pa vizë po më bënë dhe dëngla…

U sajuam për të fjetur në fushën pas shtëpisë së Janit në një kasolle plasmasi, në qiell të hapur,  të cilën dikush para nesh e kishte ndërtuar. Për shtroje ishte një dyshek i vjetër dhe lartë mbuloheshim me një batanije të vjetër, të cilat i gjetëm në atë “vilë” të ndërtuar disa muaj më parë.

Punonim gjithë ditën dhe pasi mbaronim punë bënim ndonjë punë të vogël (tualet me ujë të ngrohtë future që rridhte në tuba llastiku që Jani e përdorte për të ujitur pemët e baçes, por gjatë ditës nga temperature e lartë ai nxehej), hanim darkën  dhe drejtë në gjumë. Për të gatuar asqë bëhej fjalë. 

Bukë e domate dhe djath ose sallam. Frika na u largua edhe pse Jani çdo mbrëmje porosiste të bënim kujdes nga policia. Për dy javë rresht punuam pa pushuar asnjë ditë në zdruktari sa edhe fusha e mbushur me trungje që Jani sillte nga vendet skandinave dhe i çante në një makineri që emërtohej “Gatër”, të cilën e punonin dy sharrtar grek dhe dy djemtë minoritar si ndihmsa për të afruar trupat, u boshatis.

Në krye të dy javëve Jani pasi na bëri pagesën në mbrëmje, doli para nesh dhe na bëri me dije se nuk kam më punë, prandaj duhet të largoheim. Përkthimin në ligjëratë të drejtë na e bëri greku greqishtfolës në gjuhën tonë.

Të nesrmen në mëngjes pasi mblodhëm plaket tona morëm rrugën për në qytetin e Patrës. Nuk lam dyqan dhe magazinë pa hyrë dhe pa e gjykuar gjatë prishëm të gjitha kursimet tona duke blerë veshje për pjestarët e familjes. Frika nga policia na ishte larguar.

Kërkuam bileta autobuzi, por atë ditë, por  sportelisti na tha; që të vinim ditën tjetër në mëngjes. U kthyem përsëri në “kampingun tonë” pranë shtëpisë së Janit. Pasdite po pushonim pas një drake të mirë lamtumire me nga një shishk të vogël me uzo. Kishim ardhur në qejf. 

Tre patriotët tanë nga Skrapari, njëri nga ta dinte pak greqisht, Jani i mbajti në punë dhe filluan të na flisnin për sakrificat që kishim bërë maleve dhe tani donim të ktheheshim kaq shpejtë në Shqipëri, kur shkolla donte dhe një muaji e disa ditë që të hapej.

Njëri nga ata si më çapkëni që ishte propozoi që ta festonim ditën e fundit të largimit tonë nga Greqia. Shkuam në supermarket dhe pasi psonisëm të gjitha sendet e nevojshme për darkën e lamtumirës u ulëm rreth një trueze të improvizuar në lëndinën afër kampingut tonë, ku banonin dhe patriotët tanë.

Pija bëri punën e vet dhe harruam se ku ishim. Pasi erdhëm në qejf ia morëm këngës pa e menduar gjatë se shqetësonim familjen e Janit. Në fund të darkës pas negociatash të shumta morëm vendim që të nesërmen të dilnim te kisha për të kërkuar punë… Tiranë, më 31 dhjetor 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat