Udhëkryqet e Kosovës!

Kultura

Udhëkryqet e Kosovës!

Nga: Sami ARIFI Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:31
Sami Arifi

Pse proceset vonohen?!

pse përgjegjësit s’ndëshkohen?!

Kur dhoma e dëshmive tundet, si më kurrë!

për arin e vjedhur, që ishte i mbyllur në mur!

Edhe thesarin e shtetit,

pushtetarët n’konto i’a hedhën vetit!

 

S’dëshmohet për vjedhje, folet e harrohet,

proceset ngelin, fajtori s’kërkohet!

Populli për viza i thonë;

pritni lehtësim t’kemi! kur të kërkosh pushtetarët;

n’Evropë për pushim thonë jemi

 

Reagimet qytetare shtohen;

gjë s’ndryshojnë!

Për çdo ditë atdheut;

vepra t’liga i shtojnë!

skandale anë e kend,

puna s’përfundohet!

 

Fryma e pastër rinore,

nga partitë manipulohet!

kombëtarizmi ngulfatet;

varfëria vjen e shtohet!

Në një shtet të zhvilluar;

mbi ligj s’ka kurrë të parë!

Zhvillimi ekonomik;

bën sovranitetin kombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat