Lugina elektorale

Kultura

Lugina elektorale

Nga: Sevdail Hyseni Më: 9 janar 2021 Në ora: 09:16
Karikatura nga interneti e përpunuar

Presheva n’këtë vit

Po fillon më ndryshe,

Nga trashtë e Sulës

N’qumësht dallëndyshe!

 

Me fjalë e fraza t’thata

Nuk çelin premtimet,

Më sa Ramë tullacit

A i dalin qimet?!

 

Ku mbeti reciprociteti

Rezolutë e Konsullatë,

Si dhe ai farë Fondi

Me xhepat e thatë?!

 

Në çdo palë zgjedhje

Një Marrëveshje e re,

Ç’e do kur këndesi

Nuk po na bënë ve!

 

S’është hera e parë

Me këtë retorikë,

-Si dhelpra pas dashit

Deri n’Selanik…. !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat