Kur pikonte shiu

Kultura

Kur pikonte shiu

Nga: Ramiz Spahiu Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:14
Ramiz Spahiu

Jashtë karrocës time

pikonte shiu pa ndalë

mbi kulm, mbi qelqe, mbi rrota.

 

Edhe përbrenda pikonte

sikur ziente bota,

sikur diçka vlonte.

 

Pastaj heshtje,

ofshamë,

pak fjalë

dhe lot të valë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat