I imi Atdhe

Kultura

I imi Atdhe

Nga: Nexhmije Kuqi Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:22
Nexhmije Kuqi

Mendoj në ty kur pranvera del

Kur qelin lulet dhe hëna shkëlqen

Kur zogjtë e malit këngës ia thojnë

Mendoj ne ty dhe lotët nuk pushojnë

 

Ty te kujtoj edhe në verën e nxehtë

Si nuk munda te rri më shume sivjet

Ky gyrbet i rëndë sytë po mi rendon

Nje jetë e tërë ne dhe te huaj shkon

 

Vjeshtë e mërzitshme, ftohet me shi

Nuk mund te vija Kosovë tek ti

Ti shijoja frytat dhe ato begati

Më dogji malli për prindërit e mi

 

Dimri po vjen I ftohët me acar

Mendoj për ty Kosove hiq pa u ndal

Atdheu im i vuajtur ndër mote

Të dua shumë unë bija jote

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat