Sindromet zhvatëse letrare

Kultura

Sindromet zhvatëse letrare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 janar 2021 Në ora: 22:36
Sulejman Mehazi

Na dalin do zëdhënës të letërsisë "elitarë" që na shesin gogla artistike në pazar, ama, kurrsesi për poezi e art,  vetëm për shokët e tyre të artë, nuk bëzënë për ajkë spirituale, por për poezi baltosje rurale. Zhvatësit letrarë, kujtojnë se poezia është vetëm hallvë, jo dhe sheqerpare e bakllavë, kujtojnë se është vetëm trëndafil, jo dhe zambak e karafil, kujtojnë se është vetëm erë për t'u freskuar e frikësuar, jo dhe ajër e frymëzim për t'u dashuruar, se është vetëm për të shkruar e jo dhe dhimbje për t'u frymëzuar, se shkruhet për të botuar e fituar, e jo për t'u pikëlluar e sakrifikuar, e duan Bodlerin e Lasgushin për shkak poezisë, e jo jetën e mundimshme të tyre për shkak poezisë...

Sindromet zhvatës letrarë nuk zhvillohen aspak me radhë, mendojnë përherë si më parë se vetëm hallvat janë poetë të parë e askush tjetër të mbarë. Koha kalon e ec, ama, për kritikët letrare me sindrome zhvatëse vetëm hallvat janë poetë e askush larpurlartë. Shpirtrat poetikë lindin e lindin, e vazhdojnë të shkruajnë me shumë ngjyra  frymëzimi, ama për kritikët letrarë me sindrome përsëri hallvat janë poetë të mbarë e të parë. Poezia është arkë shpirtërore me vlerë, mirëpo për sindromët zhvatës letrarë, halvat janë  mbarëkombëtare e me namë. Kalojnë vitet e deceniet ngadalë, vetëm hallvat marshojnë me art të bardhë , s'ka të tjerë poezi, veç  këtyre shpirt zi. Tru e shpirt zhvatës se matin poezinë me figuracione të mbrendshme imagjinative, por me pesha interesash manipulative.

-Hallvat e pas viteve demokratike poetë të parë;

-Hallvat e viteve 2000, poezi të parë;

-Hallvat e sotëm (2021) të artë e të paktë.

Fatkeqësisht sindromet kritike-letrare zhvatëse s'ndryshojnë e s'zhvillohen shpejt, ata përtej hallvave poetike-artistike s'kanë forcë mendore-shkencore e shpirtërore-poetike të ecin e të vërejnë më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat