Intelektual indeferent

Kultura

Intelektual indeferent

Më: 13 janar 2021 Në ora: 18:39
Dritëro Agolli

Poezi nga: Dritëro Agolli

Në vite të zgjebur, të rrjedhur nga guvat,
Zbret pas historia si rrotë
Dhe ngjiten në kodër hajdutët dhe kurvat
Të shajnë e të nëmin heronjtë.

Dhe ti i zgërlaqur, kur shpohen kambanat,
Në sofër më hesht si bizele.

Paçka se kusarët, paçka se putanat
Heronjtë i mbështjellin me zhele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat