Pajtimtari

Kultura

Pajtimtari

Nga: Neki Lulaj Më: 15 janar 2021 Në ora: 23:23
Neki Lulaj

Hej, ta lumsha fjalën sa shkëmbi 

Bash si stërralli që me xixa zjarri ndizet 

Me ty e di fort mirë ku e ka gurrën urtia 

Me ty ia njoh regëtimat e zemrës te oxhaku. 

 

Në gjunjë ulem në shtatoren ku marr hijen e bajrakut 

Me ty i djeg gjerdhet që më jep lashtësia. 

Oo,  ç’ma spërkate vargun me pajtimet e gjakut 

Kur dëgjoj piskamën “O, po vjen Antoni -rinia!” 

 

Para teje e gjej saktësisht Kodin e Pajtimit 

Me ty e sfidoj urtinë që më jepka oda. 

Kur oa prek Dardanisë gurët dhe barin e gjelbër 

E ndiej  rremb më rremb se ku të buron dashuuria- forca. 

 

E prapë na  presin udhë të largëta urtije 

Me mallin e krenarinë që më japin këto male. 

Hej, Anton Çetta, koha kujtimin s’ta treti 

Qofsh krushku i nesërm i  çdo darsme kah ardhëria. 

 

Po vetë verrat e Llukës të ulen në gjunjë paksa të heshtur 

Duart e forta të pajtimit  në kuvende i shtrinë baca. 

Me lirinë e trollit mbetëm në mote supmbështetur 

Fjalët për borxhin ndaj Dardanisë marrim të tjera flatra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat