Blej djalit kapuç…!

Kultura

Blej djalit kapuç…!

Nga: Qamil S. Dardhankodra Më: 21 janar 2021 Në ora: 07:43
Qamil S. Dardhankodra

Nji njeri i cili po e zamë se quhej Xixan punonte jo në Gjermani e as në Zvicërr jo se aty punojnë shumë njerëz të mi e njerëzit janë ba shumë të ndieshëm e të prekshëm por po e zamë se kyfar Xixani punonte në Luksemburg sepse atje nuk asht askush prej nesh. Ky asht burrë i zoti e punëtor, shkonte atje në pranverë e vinte në vjeshtë për pushime dimore.

Erdhi për pushim në vjeshtë dhe mbas 3 muejsh i lindi nji djalë. Xixanit i hyni në krye nji mendje e mbrapsht, i shkonte mendja kah asht ma keq se mendja veç për keq punon.

Nuk i hahej buka as nuk e zinte gjumi dhe numronte e njehte diçka me gishta, mat-shmat, njeh – shnjeh e nuk dilshin ma shumë se 3 muej që kishte ardh në shtëpi e për nji javë të tanë djalin nuk e kishte marr në dorë.

Nji ditë prej ditësh i tha grues “grue bre shumë shpejt u ba ky djalë unë veç qe 3 muej që…” grueja ia ndërpreu fjalën se ajo ishte zojë e mençme e dijshme besa edhe shumë e ndershme, e i tha Xixanit “njehi: 3 muej ditë, 3 muej natë a bajnë 6 edhe qe 3 muej që ke ardh a po bahen 9 – blej kapuç djalit e mos më shurdho”!!!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat