Fletë shpjeguese

Kultura

Fletë shpjeguese

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:52
Foto Ilustrim

Poezi nga: Wislawa Szymborska

Përktheu: Ben Meçe

Botën dikur e njihnim me pëllëmbë:

– ishte kaq e vogël, saqë mund të mbështillej me dy duar
kaq e lehtë, saqë mund të përshkruhej me buzëqeshje,
kaq e thjeshtë, si jehona në lutje e të vërtetave të vjetra.

Historia nuk na përshëndeste me trumbeta triumfi:
– nuk na hidhte syve baltë të pistë.
Përpara nesh rrugë të largëta e të verbra,
puse të helmuara, bukë e hidhur.

Si plaçkë lufte fituam dijet mbi botën:
– është kaq e madhe, saqë mund të mbështillet me dy duar,
kaq e vështirë, saqë mund të përshkruhet me buzëqeshje,
kaq e çuditshme, si jehona në lutje e të vërtetave të vjetra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat