Urave të jetës

Kultura

Urave të jetës

Nga: Jan A Kosova Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:27
Jan A Kosova

Dhe nuk e di sa ura i ka rruga e gjatë e jetës
Këto vargje unë po i shkruaj ulur mbi një urë
Nuk rrënohet ura që ne i kemi ngritur vetes
Edhe po të ishte e ndërtuar vëtëm me gurë

Nuk e di sa tunele rruga e jetës mund të ketë
Disa të ndriçuar mirë e disa krejtë pa ndriçim
Do marrin fund tunelet si çdo gjë tjetër në jetë
Por ti një jetë mbetesh dashuria e shpirtit tim

Sa kthesa ka rruga e jetës, sa shumë pëngesa
E nuk ishte e lehtë asnjë kthesë që kemi kaluar
Dhe do marrin fund një ditë tunele ura e kthesa
Por nuk mbaron kurrë dashuria jonë e bekuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat