Testament i poetit

Kultura

Testament i poetit

Nga: Atdhe Geci Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:24
Atdhe Geci

Në luftërat midis shtypjes dhe çlirimit

né vet duhet të modelojmë të ardhmen

dhe mësimin e jetës ta marrim nga jeta

të ardhshmit do të kenë luftë me fqinjët

se tek fqinjët e kemi gjysmën e atdheut.

Fara arbërit po rritet nga rrënja dhe, nga

degë të buta të shqipes moderne. Atdhe,

çliroje shpirtin që të çelë së brendshmi

çliroje shpirtin të dashurojmë për atdhé

dhe jepi kahe lëvizjes sonë për bashkim

Poeti është  i  lindur  nga  përëndia, nga

muzat që at´e shoqërojnë, nga vuajtjet e

kohës, e nga idetë për të ardhmen e jetës.

Për poetin lufta me terrin është luftë e

përjetëshme, luftë që ia jep kuptimin

betejave, duke u bërë pishë e maje mali.

Zonjë, t´i po ia heq terrin kësaj nate, po

kjo natë, natë mbetet dhe pas kësaj nate.

Kur të tjerët përjetojnë çastet e qejfeve,

poeti bën luftë të ashpër me demonët,

duke ia heq pluhurin kujtesave të kohës.

Të vegjël jemi dhe gjysmë të poshtëruar

se gjysma atdheut poshtrohet nga fqinjët:

një plis të tokës e kemi në Serbi, një plis

të tokës e kemi në Greqi, Iliridë e Mal të zi

O zot, shumë jemi poshtëruar e derdhur

nga pushtimet që edhe tash nuk ndalojnë!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat