Nusja e Shkupit

Kultura

Nusja e Shkupit

Nga: Qamil S. Dardhankodra Më: 24 janar 2021 Në ora: 07:06

Ishin mbledhë shumë gra e çika për me e pritë nusen, kur zbriti ajo prej kerrit – u ndal Dielli – gjithë mjeshtria e Zotit ishte shkarkue në atë krijesë. Gratë u zbehën dhe filluen të grritheshin kur e panë atë mrekulli të Zotit: e mirë, e madhe, e bukur, e bardhë si bora, flokë kaçurrele, trup – si trupi i saj, b. e c. sa të duesh – vetëm vjehrra që u gëzue ashtu siç duhet e përpak sa nuk u trenue e nuk u psh. nga gëzimi. Plot shtëpia nuse, dera nuk e nxake, dy me i nda prej saj, fytyra si Hana 15. Lum shtëpia çka ka shti mbrenda, tjetra “pse s’po thue i lumi ai i lumi që flen me te”. Në katundin tonë të vogël e malor kurrë nuk kishte ardh nji nuse e tillë. Vërtetë i vogël qe katundi ynë 15 shtëpi, 14 e ma së shumti 16 shtëpi. Ne fëmijët nëpër dasma kënaqeshim, luenim rreth stogjeve të sanave, komareve të kashtës, kërcenim në pleh me pup e me turr se aty ishte but edhe nuk thenim kambët, krahët dhe qafën. Fattulja nuk ishte si ajo nusja e Shkupit siç kanë thanë e siç kanë kallzue e thatë koc e vetëm asht e lëkurë, kur zbiriti ajo prej kerrit ne midis të Shkupit, motra e dhandrrit kur e pa ashtu kunatën e vet (nusen e vëllait) e dëshprueme e në mes të grave e nga zemra e plast bërtiti “kjo nuk paha as …ithë…as …ajdh” Fattulja, kjo nusja e katundit tonë nuk ishte e thatë ashtu siç ishte nusja e Shkupit, nuk i ndëgjonte fjalët e grave të katundit tonë; menjiherë filloi të punonte, fshinte, lante, gërryente e gatuente. Ne kurrë nuk i mbushnim brijt me bukë se hanim veç bukë të kallamojt (misër, kallamoç) e me lang-ting –tang bukë e lang. Bylmeti i fukarasë nuk harrxhohet kurrë, kur ze me u harxhue; nji vedër ujë prej gurrës e nji grusht kryp e bylmet sa të duesh. Prindët e Fattules kishin bukë sa të duesh se ishin nga fusha e kishin tokë shumë, ne shpeshherë i shihnim ata që vinin me pela e gomarë të ngarkuem me thasë. Ata haninvetëm bukë të grytë (të grunit) edhe vjehrrës kish zanë me iu trashë …ythtë se vjehrrit qysh moti i kishte mbi bari përmbi e ai nuk ban ma hije përmbi tokë. Gratë e katundit - si gratë e katundit “në e paç ta presin e mos e paç ta ngjesin”. Filluen të flasin për Fattulen fjalë të kqia e fjalë të randa. Halla Xhukë u tha atyne “faqezeza, qysh po ua nxe goja me i thanë ato fjalë se mos i keni mbajt qirin asaj,leni ato fjalë senuk ju kanë hije, thanë – qirin nuk ia keni mbajtë – mshilne gojën” Këto fjalë pak u shukatën po fillun të tjerat se Fattulja nuk ka qenë për këtë katund po për ndonji katund të madh apo për në qytet. E ajo e bija nuk i ndëgjonte këto fjalë dhe në krye të motmotit doli me djalë. Fattulja i gjeti edhe 4-5 fëmijë të tjerë dhe secili ma i mirë se shoqi. Djali i shëndosh si bostan, rritej nga nji pëllambë në ditë. Fattulja ishte cicmadhe e tamëlçore e Hamishi përditë rritej e gufonte. Djali i bani 2-3 vjet e nuk qitej në krah e vjehrrën dhe nusen i thirrën në nji mbledhim të grave në nji katund aty afër. Kush e shihte nusen për udhë i fërkonte sytë se kishte çka me pa, synin çelë ta linte. Para dy-tri vjetësh qe dridh toka në Shkup dhe atëherë lindi nji fjalë sa e mirë aq edhe e keqe; kur shihnin njerëzit krijesa të tilla e të bukura si shoqja Fattulës pa nji e pa dy dhojshin “Ra …ajdh… e Shkupin e drajdhi “ e folmja e Shkupit; “Ra ……i e Shkupin e dridhi”.Ato mbërritën aty në atë mbledhim plot gra, nuse, çika besa edhe plaka. Kur erdhi koha e bukës e zoja e shtëpisë e ktheu sofrën dhe e shtroi bukën. Sofra u mbush shumë shpejt sidomos me do plaka edhe Zoti shpeshherë gabon që nuk i hjek e nuk i merr do plaka të shtrembta e pa asnji dhamb në gojë që nuk i duhen askujt e veç udhën ua zanë njerëzve. Fattulja u ul në nji çosh të sofrës dhe e shtini veçse gunin e djathtë nën sofër, siç uleshim përpara dhe e mori Hamishin në prehën. Dikush e ndau mishin e secilit ia qiti përpara nga nji copë të vogël mish e cila ma shumë mbetej në dhamb sesa që shkonte në bark. Hamishi e hangër ate që ia dhanë dhe bërtiti – mish! dhe ia dha e amaatë që i takonte edhe atë copë Hamishi e hangër dhe sërish bertiti – mish! e vjehrra ia dha atë pak mish që e kishte në sofër. Hamishi hangër edhe atë dhe bërtiti sërish – mish!

Fattulja “tashti me ta dhanë veç mishin tem”

-mbrapashtesë: Shkupi asht dobësia ime, na shkoi Shkupi, ai qytet madhështor ilir sot sundohet nga gabelët; të atyshmit e të atjeshmit punojnë shumë po jo për këtë botë, u pëlqejnë shumë mësimet e akademisë serbe të shencave – Belgrad dhe i zbatojnë ato pikë për pikë, Zot jep mend ku s’ka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat