Një ngjarje madhore që la gjurmë në kohë

Kultura

Një ngjarje madhore që la gjurmë në kohë

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:40
Anton Çetta

Një ngjarje madhore ka ndodhur para 31 vjetësh në Kosovë.Ajo ishte falja e gjaqeve, 2 fror (shkurt) 1990.U pagëzua Lëvizja për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave. Prijësi I kësaj Lëvizjeje...u emërua intelektuali, krijuesi dhe plaku I urtë prof.Anton Çetta.Shkas I lindjes së Lëvizjes...ishte ndër të tjera edhe dhuna e gjenocidi serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare.

Lëvizjen për Faljen e Gjaqeve. ..e nisën një grup I studentëbe nga rrafshi I Dukagjinit. Aksioni u përhap me shpejtësi të madhe anëpërtej Kosove.Në këto aksione morën pjesë shumë studentë, nxënës,profesorë, intelektualë,akademikë, doktorë, hoxhallarë e priftërinj dhe qytetarë të të gjitha viseve shqiptare, me ç'rast u pajtuan shumë gjaqe, plagë dhe ngatërresa.

Pa dyshim, jehon të madhe pati Kuvendi I mbajtur në tetëdhjevjetorin e Veravev të Llukës në Dubovik të Deçanit, më 1 maj 1990.Vetëm në këtë tubim ku morën pjesë 500 mijë veta, u bënë 106 pajtime, 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa. 

Nga ana tjetër, gjatë periudhês së veprimit të Lëvizjes për Faljen e Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, prej 2 shkurt 1990 deri më 17 maj 1992, u arritën 2952 pajtime apo falje, në mesin e tyre 1230 gjaqe, 542 plagë si dhe 1180 ngatërresa. Por, ky numër nuk është I saktë, për arsye se disa qytetarë të cilët kishin bërë faljen e gjaqeve nuk kishin dëshirë që emrat e tyre të publike, ndaj një pjesë e dokumentacionit është humbur dhe nuk mund të dihet numri I saktë I faljeve, sepse shumë veprimtarë I kishin djegur dokumentacionin për të mos rënë në duar të policisë dhe ushtrisë ish-jugosllave. (Fondi I Lëvizjes 1990-1992).

Mirëpo, kjo plagë e jonë e vjetër, për fat të keq po vijon edhe tutje,ndonëse jo në masë të madhe,sepse në Kosovë vijon falja e gjaqeve, plagëve dhe të ngtërresave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat