Emri yt

Kultura

Emri yt

Nga: Zymer Mehani Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 08:38
Zymer Mehani

(D. Agollit, në përvjetorin e shkuarjes në amshim)

I

Yti emër nuk është vetëm i poetit që i këndoi atdheut

Vlera e fjalës sate matet me diamantet e botës

Ajo u shndërrua nga vargu- lule për Shqipëri...

Emri yt është qëndresë e lindur në stuhi

Në emrin tënd rrahin shumë zemra

Dhe flakërojnë shumë dashuri

II

Koha u vërenjt

E qielli rigoi

-E dini përse

Se Dritëroi na shkoi

Dielli u fsheh

Ylli n' qiell nuk ndriti

-E dini përse

Se Ditëroi na iku

Nata është skëterrë

Zemrat na lëngojnë

-E dini përse

Vetëm për Dritëroin

-Ty Nënë Shqipëri

Më mirë kush t'këndoi

-Bijtë e mi më t'mirë

NAIMI, DRITËROI

Dritëro dritësove

Me vargjet e tua

Atdheun e nderove

Vullkan i Pashuar

Shpirti të ndrittë prore

Ty në përjetësi

Shqipet me dorë n'zemër

Po luten për Ty...

Prehu i qetë n'paqe

I madhi Poet...

O Shpirt i trazuar

Si vala në det

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat