Me ju  

Kultura

Me ju  

Nga: Neki Lulaj Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:33
Neki Lulaj

Sa dua   të jem me ju kur zbardh agu

Atje në kullën e vjetër prej guri 

I veshur me tirq me kollona para një pragu

Me shokën e lidhur në brez të një burri.

Mbi kokë ta mbaj plisin 

 

Cigarllukat t’i ndezim në oxhak 

Me mashë e me gaca prushi.

Të ndezim këngën në konak. 

 

Sot dua  te jem atje  ku zien oda 

Me ju  në vendlindjen e bekuar. 

Ta këndojmë për etrimat që rriti toka

 Me katër a pesë breza të shoqëruar.

 

Dua të jem rreth prushnajës të ndezur 

Të gjerbojmë kafen me duhan 

Kohën ta rrotojmë si burra mustakëkërleshur 

E vallen ta hedhim deri në tavan.

 

Sot dua me ju të isha 

Ne sheshin e Broliqit te Mulliri i Vjetër 

 

Me ju, o bashkëfshatarët e mi  

Të mençur trima e bujarë e të besës

Të përkulemi para dëshmorëve  për liri.

Të Kujtojmë Sali Çekun, Ekrem Lulaj, Nysret Shalën 

Tre shaljanët nderi i fshatit

Dritëhija  e Kombit në përjetësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat