Karracioneri i Shën Valentinit

Kultura

Karracioneri i Shën Valentinit

Nga: Hysen Ymeri Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:28
Hysen Ymeri

Gjatë stinës së dimrit gjyshja tjerri leshin e delëve nga furka e gjyshës se vet duke bërë pëj dhe lamsh në boshtin e vet.Gjyshja para një të tretës së muajt shkurt do ta kryen tjerrjen dhe do të bënë një lamsh pënjësh të madh për ta ruajtur për vitin tjetër për t`ju mbaruar çerapa fëmijëve të varfër jetim. Edhe pse bie borë mbi faqët e tokës së Kosovës ajo sikur të ishte musafire qëndron dy ditë dhe shkrihet sepse toka i afrohët pak nga pak diellit.Edhe pse muaj i dytë i stinës se dimrit është i egër, ai është i pafuqishëm sepse është shkurtabiq ndër vëllazërit tjerë.Por në jug të Kosovës koha nxehët dhe dalin lulët e dashurisë.

Pas mbarimit të orëve të mësimit edhe Sheni çdo dite me karrocën e vet del nëpër qytet për të punuar duke bajtur nga tregu gjesende që blejnë blerësit deri të shtëpiat e veta. Sheni i vogël është jetim nuk e ka asnjërin prind,ai kujdesët për vedi duke punuar me karrocë, për të siguruar rrobët,ushqimin dhe tekstet për shkollë. Një të shtunë në tregun e Mitrovicës, një moshatar i Shenit kishte blerë gështenja dhe ia tha Shenit: -“Karrocier, për sa do t`m`i dërgosh këto gështenja deri të ura e Ibrit!?”

-O I nderuar, paske pak, ti mundesh për t`i dërguar në dorë ato,mos hargjo! - i tha Sheni dhimbshëm. 

–“E di që kam pak, por po kam dëshirë për të ndihmuar ty dhe gjatë rrugës të kam shoqëri!” - i tha moshatari. Kur mbrrijetën te ura e Ibrit, Sheni u ndal se bashku me karrocë.-Urdhëro, kesën tuaj me gështenja! Moshatari I tij pagoj një shumë simbolike, por Sheni nuk pranoj atë shumë vetëm një euro….Moshatari i Shenit vërejti gjatë në sy Shenin dhe ju lutë.-Shen,unë shtëpinë e kam përtej urës së Ibrit.-A po vjen tek unë,le të bindën prindërit e m`I që kam një shokë karrocier? -Po,leshoje kesën me gështënja në karrocë!Kaluan urën e Ibrit dhe në kënd të një shitore pane një vajzë me karrocë duke pritur.-Moshatari im,a edhe kendej urës paska karrociere sikur tek ne,a? -Jo,Shen as andej as kendej karrocier nuk ka pos teje andej e kësaj vajzë këndej!-Po mire moshatari im,unë sot përherë të pare me ty erdha dhe e kalova urën e Ibrit,sepse jam jetim,nuk kam askend nga familja ime,jetoj me këtë karrocë ndershëm,për të mbijetuar derisa ta kryej shkollimin dhe të rritëm.Po ajo vajza valle mos e ka të njëjtën gjendje si unë? Moshatari I Shenit uli kokën dhe lotët i pikuan në tokë….Nga shitorja dulën dy qift dhe gjerat e blera i vendosën në karrocën e vajzë.Moshatari përvajshëm thirri:-Babi,mami,që ku jam! Gëzueshëm dy prinderit e Moshatarit dhe vajza karrociere u afruan dhe u përshendetën me Shenin.-Babi,ky është shoku im karrocier!-Sa bukur,tani e ke një shok…U kthye Sheni por në skaj të urës u ndal dhe gjatë vërejti urën dhe ujit nën urë duke u bashkua ai uji me ujit e lumit Sitnicë…He, kur do të bashkohën njerëzitë,kur!?-folte vetmeveti.-Unë do t`i bashkoj,unë! - i tha vehtëvetës… Nesër dita e të dashuruarve.Do ta mbushi karrocën me lule të kuqe dhe do të dale përtej urës së Ibrit për t`I shitë,sepse andej e kam shokun dhe atë vajzën karrociere… Atë mëngjes askushi nuk kalonte mbi urë vetëm Sheni sikur të ishin rrezët e diellit plotë guxim dhe shpresë se do t`I shetë lulët dhe do t`i takoj njerëzitë që I blejnë lulët.U ndalë të shitorja përtej urës se Ibrit,aty ku e takoj karrocierën.-Lule,lule,për Shenvalentinin,urdhëroni lule të freskëta!

-Çudi të gjithë m`I blejtën lulet edhe ata që folnin gjuhën tjetër që s`i kuptoja unë. Sheni e ndali lulën e fundit për vedi….

Nga ana tjetër u dëgjonte zëri I karrocierës:-Lule te bardha për të dashuruarit,urdhëroni,urdhëroni!Ajo mbrrijëti të shitorja me karrocë,por vetëm dy lule I kishin mbetë pa u shitë.-Karrociere,Karrociere,eja se unë do t`i blejë ato lule që të kanë mbetë!-Si quhëni vajzë?-e pyeti Sheni.-Unë quhëm Valentinë!-Valentinë,sa bukur,sa bukur!-A do t`m`i japesh dy lulët se unë do t`I blejë?-i tha Sheni.-jo,Shen,nuk do t`I shes por do t`i ndrrojmë lulët,ti ma jap lulën tënde të kuqe unë ta japi lulën time të bardhë!-në buzëqeshje i tha Valentina.-ti quhesh Shen,unë Valentinë,pra sot është dita e të dashuruarve Shenvalentini…të dy karrocierët e Shenvalentinit u përqafuan gjatë dhe të gjithë ju morën lakmi ….mirëpo lulën tjetër që i mbeti Valentinës ia falën valëve të Ibrit për t`ia dhuruar valëve të lumit Sitnicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat