Fjalë-artë poezi!

Kultura

Fjalë-artë poezi!

Nga: Bukurie Binjaku Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Bukurie Binjaku

Na qënka një i mahnitshëm qytet

 

Me emër të bekuar, poezi e vërtetë,

Mbushur prej Zoti, engjëj njerëzorë,

Ndjenjë e artë, e fuqishme hyjnore.

 

Dritë ndriçon, me parajsë ngjante

Plot ngjyra, që kurrë nuk i ndante,

Ata shpirtra, që mesazhe përçonin.

Me hënën mbretëreshë kuvendonin.

 

Poezi e artë, gjithë vëndi i stolisur

Natën fluturonin, me yjet gjezdisur,

Herët në të gdhirë, si vesa mbi bar,

Strofkat si një gonxhe, shtruar ditar.

 

Qytet i mbushur, me shpirtra të mirë

Nga rrezja e tyre, u shtua me fqinjë,

Kur vinin aty, i pranonte me rregulla,

Fushë e bukur, por veç pa gënjeshtra.

 

Qytezë e vogël, dhe dimrit me Diell

Kur pikon shiu, ngrohej si pranverë,

Hark njëmijëngjyrësh, në qiell ylber,

Fjalë-artë poezi qeri, ndezur përherë

 

Bardhësi dëbore!

(Vargje gazmore, hyjnore!)

 

Bardhësinë borës ja mora

Bërë brumë, zemrës sime,

Shkëlqimin diellit ja vodha,

Kur dilte paktaz, si thërrime.

 

Ngrohtësi shpirti nën dëborë

Si në behar lule, ngjyra petale,

Dashuria si nuse, nën kurorë,

Fjalë-ngrohtë, por dhe bujare.

 

Flokët e borës, radhë-radhë

Dritares xhamin, ia stolisën,

Arabeli erdhi, u afrua pranë,

Qukte xhamin i bukur tingull.

 

Ciu-ciu-ciu, kur po këndonte

Brënda xhamit, iso i mbajta,

Dëbora flokun, po shumonte,

Natyra si ditë ndriçonte nata.

 

Dhe dimri ka bukurinë e vet

I madh i vogël, lozin hidhen,

Bardhësi e dëborës ka lezet,

Më pas, pas zjarrit mblidhen.

 

Mall për vendlindjen…!

Më pëlqen të ulem, këmbëkryq tek burimi

Atje ku në verë, lëshonte aromë blini,

Atje ku mbushja, ujë me shtambë,

Atje ku lozja, kam qeshur, a qarë,

Të marr një bllok, të madh e të bardhë,

Të hedh kujtimet, e rinisë të vegjëlisë,

Le të qajë veç të kujtoj, kohën e fëmijërisë,

Në viset e mija, në kohën e padjallëzisë.

Atje ku balta të shijon, si mjaltë,

Atje ku shëtita, në fshat jo në asfalt,

Atje ku flë rehatë, zemra fluturon,

Atje ku dhëmbjen e kurbetit më shëron,

Atje ku i thua vetes, jam zot shtëpie,

Atje ku dhe buka, me qepë më ka shije,

Atje ku Dielli, më mirë të ngroh,

Atje ku natyra, shpirtin më përgëzon,

Atje ku më lindi, nëna dhe u rrita,

Atje ku më ndriçoi, shkolla dhe drita,

Për atje qanë zemra ime, me ojiii,

Të shoh të bukurën shqiponjë, në Shqipëri,

Atje ku gurgullon, gurra e zalli,

Në ato lisa, rrugë me gurë, në faqe mali,

Ku këndon qyqja, bilbili e kumuria,

Kokën kam këtu, atje mend e mija,

Ah të më vijë jeta, pa kurbet më bëhet behar

Të më ikë kjo brengë, jetën të shoh të mbarë,

Ku lind Dielli, herët e vonë perëndon,

Ku Hënë-yje natën, ar e ndriçojnë,

Vetëm atje, shpirt e zemër shkon,

Më digjet si zjarr shpirti, në mallë,

Në kurbet rroj, sikur s'jam i gjallë,

Këmba shkel, në dhe të huaj,

Si bir jetimi, zemra gurë, dita një muaj,

Ah Shqipëri, ngreje pak kokën,

Mjaft i le, shumë u torturove,

Na dil për zot, Atëdhe të dua,

Veç ti je nënë e babë, për mua,

Atje më ra koka, kurrë nuk të harroj,

Në gjumin e natës, ty të ëndërroj,

Mjaft na le, nëpër botë shpërndarë,

Tokës tonë, s'janë prerë damarët,

Mblidhi fëmijët, nga çdo anë ku i ke,

Të shijojmë jetën dhe ne, në Atdhe,

Bij e lulet tua, Shqipëri na ke,

Vite me radhë, na shkojnë lotët rrëke,

Na tretet shpirti, qeri për ty o Atdhe !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat