Vij tek ti, Arba

Kultura

Vij tek ti, Arba

Nga: Zymer Mehani Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 09:52
Zymer Mehani

Vij tek ti, ARBA ,me kthejtësinë e agimit në fshat
dhe të sjell buqeta karanfilash të kuq porsi gjak
ARBA, vij tek ti me etjen e zemrës për dashuri
e pushoj kënaqem në përqafimin tënd përplot dëlirësi

Ti, ARBA ma shëron zemrën time të vrarë
me fjalët  ilaç, të buta dhe të ëmbla si mjaltë
Nga zemra ime  këpus çastet më të vështira
të të thur kurorë të bukur, në ëndrrat e mia

Të ëndrroj përherë, Ty ARBA, derisa drobitem
shkretëtirave të kujtesës gjersa i tëri të venitem
Të kërkoj e të ndjek gjithkah dhe të gjej, TY ARBA
në helmin e dëshpërimit me dhimbje të shpirtit
prore duke përkëdhelur çastet e hidhërimit

Pastaj pa pushim më kot  për Ty ARBA ëndërroj
prore ato çaste t’këndshme me mall i kujtoj
të ditëve të shkuara me përqafimet tua të ngrohta
dhe të dëshirave të mia që pata kur me ty u njoha

Më kot, ARBA i kërkoj yjet e qiellit të përmbysur
copat e hënës të gremisura as ato s’i gjej
Shpesh rishoh ëndërrat e mia për Ty e Bukura ime ARBË
dhe ushqej shpresën plot vlerë për të nesërmen……

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat