Gënjeshtra

Kultura

Gënjeshtra

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 07:39
Fatmir Lohja

Në fjalorin e shqipes shpjegohet , se ai që gënjen, mund të quhet edhe rrenacak, mashtrues. Kur ishim fëmijë, si në shkollë, edhe në shtëpi, na e thadruan në tru se :” Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta! Ai që gënjnen , gënjen veten !”

Na ishte mbushur mendja se rrena i ka këmbët e shkurtra, por për leverdi e përdornim ndonjëherë. Kur merrnin në shkollë ndonjë notë, që nuk u pëlqente prindërve, dhe e tregonim , jo vetëm që hanim të shara ,por ndonjë prind e shoqëronte me shuplakë të nxehtë. Për të shpëtuar nga kjo praktikë, në shtëpi rraportonim vetëm notat, që u pëlqenin prindërve.

Ne e denim se po gënjenim veten. Notat , edhe pse nuk i tregonim në shtëpi, ato mbeteshin të shkruara në rregjistrin e klasës. Ishim të bindur se rrena do të na zbulohej, me marrjen e deftesës. Pse e bënit këtë gabim?- mund të pyes dikush. Kishte leverdi. Në atë kohë deftesat shpërndaheshin tre herë në vit, pra për seclin semestër. Besoj se lexuesi na jep të drejtë, se më mirë na binte të shaheshim , ose të rrifeshim tre herë në vit, se çdo ditë, për dhjetë muajt e vitit shkollor .

Në këte prag fushatë elektorale fjala gënjeshtër po zevëndesohet me fjalët ; mungesë transparencë; mungesë sinqeritetit; të cilat, mendoj , që akademikët do t’i pasqyrojnë te fjalori i ri, që po hartojnë. Me miqtë, shpesh herë diskutojmë, nëse politikanët tanë të nderuar kanë bërë shkolllë dite ne vakt? A kanë pasur prindër, mësues , që t’u kenë edukur thëniet e mësiperme, që edukuan brezin tonë !?

Si, për tridhjetë vite rresht premtojnë të njëjta rrena? “ Do të integrojmë Shqipërinë në Europë! Do të ndërtojmë shtetin ligjor! Do t’u japim pronarëve pronat ! Do të ulim taksat e tatimet, në një kohë që ato janë rritu nga viti në vit!” Si ishspecialist i transportit, po u kujtoj lexuesve premtimet për , aeroportet, portet, hekurudhat.

Si gjithnji, edhe sot funksionon vetëm aeroporti i Rinasit me konçension, i trashëguar dorë pas dore. Janë premtuar se do të ndërtohen aeroportet e Kukësit, Gjadrit, Kuçovës, Gjirokastrës, Korçës, Sarandes dhe i Vlorës, që po tenderohet në çdo prag të zgjedhjeve të fundit. Një fakt është më se i vertetë, se shqiptarët paguajnë biletat e avionëve më të shtrejtat në botë.

Për portet është tjetër mesele. Po i rreshtojme faktet nga veriu në jug. Portin e Shenginit ,në fillim ia “falen” Kosovës!? Vetëm ata, që e kanë premtuar ,mund ta dinë se si mund t’i falet porti një shteti tjetër ,në një kohë që ai ka vite, që është privatizuar në çdo sektor të aktivitetit të tij ekonomik!? Më pas u premtua se do t’ i jepej me konçension sllovenëve, turqëve dhe sëfundi kinëzeve. Do të ndertohej porti më i madh në Adriatik, me specializim kontinerët, si i Roterdamit në Hollandë ,ku do të punësoheshin mbi njëqindëepesëdhjetëmijë punonjës. Sot asnjë parti nuk e kam dëgjuar ta hapë më këtë premtim.

Për portin e Durrësit ka përralla mbi përralla, prej shumë vitesh. Para këtyre zgjedhjeve e menjanuan pak, se u premtua porti i jahteve në Spille. Ndërsa këto ditë, po premtohet ,se arabët do të bëjne namin me investime në këto katër vitet e fundit në portin e Durrësit. Të njëjtat përralla kanë dëgjuar edhe vlonjatët, e sarandiotët për portet e tyre. Pavarësisht nga premtimet e shumta, hekurudha ka shkuar në limitet e fundit të mjerimit .

Tani që u moshuam, po kuptojmë se gënjeshtrat ,për politikanët, as nuk i paskan këmbët e shkurta, dhe as se gënjekan vetveten.

Gënjeshtrat i rrëfehen sovrantit, për t’i marrë votën një herë në katër vite.” E mjera unë çfarë dëgjoj ,dhe e mjera unë çfarë shikoj”- vazhdon të ankohet malësorja, edhe pse i është mbushur shtëpia me pesë nuse të reja, të bukura, të gjata,të freskta, me patenta e diploma , … se buljera i ka mbetur ,se I ka mbetur , pa ujë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat