Kur s’ishe ti

Kultura

Kur s’ishe ti

Nga: Ramiz Spahiu Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Ramiz Spahiu

Në karrigen e drunjtë ku rrije

Kur erdha sot mungoje

Nuk u ndjeva mire, kur

S’ishe si herë tjetër

Ahere m’ lëndoi përmallshëm,

plagë e vjetër.

Gjithkah, gjithkah t’ kërkoja me sy

Nuk ishe, s’të gjëja, nuk ishe aty,

Po sytë e mendjes të shihnin prap ty

Me syze, buzëqeshur, siç rrishe

E bardhe, e bukur siç ishe.

Siç ishe n’ kujtime m’ je futur

Me syze, e qeshur, e bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat