Debati intelektual në peshojë

Kultura

Debati intelektual në peshojë

Nga: Skender Karaqica Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:14
Skender Karaqica

Prof.dr.Valter Memisha kishte lexuar me vëmendje shkrimin tim që hedh dritë për ndërtesën e Kongresit të Manastirit(1908) që ai të vihet në mbrojtje të UNESCO-s.

Për gjendjen e ndërtesës në Manastir dhe dhëmbi i kohës që po shkatërron këtë shenjë kombëtare shqiptare,ishte shqetësimi ynë në këtë debat në relacionin Çikago-Tiranë. Atëherë pse po heshtë Tirana dhe Prishtina zyrtare?Pse po heshtin partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut (BDI),që tashmë në të gjitha qeveritë e zgjedhura në Shkup,u është bashkangjitur përmes koalicioneve sa për pak pushtet dhe numra politik(siç!).

Shqetësimi dhe debati me prof.dr.Valter Memisha,u bë edhe më shqetësues kur e kur ai përmendi një fakt aq i shëmtuar dhe aq antishqiptarë në hapësirën etnike të Ballkanit,që hidhte dritë se në katin e parë të ndërtesës së Kongresit të ABC-së në Manastir,dikush bën ,,biznes,,(siç!)dhe shesin pajisje për tualet (siç!).

Çfarë po ndodhë në ndërtesën ABC-së në Manastir të shpirtit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Kombëtare Shqiptare,para syve të dyja shteteve Shqipëri-Kosovë dhe para korpusit politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut,që,nëpër këto vite këtë shenjë të ndritur të shqipes e kanë lënë në mëshirën e kohës dhe të pushtetit maqedonas për të përbaltur e denigruar deri në themel këtë pjesë të historisë së popullit të lashtë shqiptarë në hapësirën etnike në Ballkan.

Nuk është kjo ndërtesë për të bërë,,biznes,,(sic!)dhe për të shitur pajisje për tualet (siç!)para syve tanë, ndërsa pushteti maqedonas me (BDI)brenda koalicionit nuk besojmë që është në dijeni për këtë shembje kaq të madhe kombëtare shqiptare...?!Pse Tirana dhe Prishtina e kanë lënë në harresë dhe në mëshirën e kohës ndërtesën e ABC-së Në Manastir?

Kur shteti fqinjë i Bullgarisë po e konteston gjuhën dhe identitetin e shtetit të Maqedonisë,në anën tjetër dikush nga qarqet e këtij shteti për të fyer e denigruar popullin shqiptar dhe shenjën e lashtë kombëtare të shqipes,e kanë bërë ndërtesën e ABC-së në Manastir për ,,biznes,,dhe shitje të pasjeve për tualet (siç!).

Thirrje publike për Tiranën dhe Prishtinën si dhe korpusin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut,që sa më parë të ndërhyjnë në ndërtesën e Gjuhës Shqipe në Manastir,në mënyrë që ajo të ruajë vlerat kombëtare shqiptare dhe si e tillë të ketë mbrojtjen e të dy shteteve dhe të UNESCO-s!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat