Një shami e harruar në mal

Kultura

Një shami e harruar në mal

Nga: Tahir Bezhani Më: 6 mars 2021 Në ora: 08:49
Tahir Bezhani

Ecja rrugicave të malit ,me pisha të larta

Fluturonin mendimet rruzullit  të tokës

Bluante mulliri i erërave të gjitha ujemet

Pastaj bohçet e  varura rëndonin

Si koha e ikur rrëpirave të mallimit

E një shkop  dore shponte tokën e pafajshme

Shikim zhbirues ne thellësi  prekte damarët

Sikur të kërkonte thesaret e humbura të   mbretërive

Rrënjëve të dala si asht’ i humbur nëpër kohë

Fshehur moti, në një kohë te ikur si zogu

Kur plakut i kishte humbur gurë e unur

E buzëve shkrumbi thithte rreshka, tym duhani

Si mall i pjekur gishtave   ngjyrë kafeje....

 

Një shami valëvitej nga puhizë e lehtë

Shtrënguar kraharorit të një pishe trupdrejtë

Nuk ishte e humbur, e harruar kishte mbetur

Ishte relikt i një zjarri, një moshe të ndezur flakë

Akoma i vinte erë dashuri, erë molle e ruajtur

Mbështjellë në një ble bistaku, lozte avash ritmin

Si flamurë i jetës rinore ku rrahën erërat

Valvitej damarëve si përshëndetje e fundit

Psherëtimat kalamenden sygjumave të verës.

Në shami mbështolla kujtimet e hirta si këngën.....

 

Po e pres kohën e dhimbjes

Të çuditshme janë  dhimbjet, të çmendura

Pa orar të caktuar, kur u teket vijnë turrë

Në mesditë, mesnatë, pas mesnate

Të djersitin, rraskapitin...

Poreve vlojnë  puqërrime  të skuqura

E pamëshirshme dhimbja, lëvron thellë

Mjeku (të nesërmen) kërkon anamnezën

Në ç ‘kohë vijnë dhimbjet, sa zgjasin, si duken.....

Dhe sonte,

Do pres kur vjen ai uragan i tmerrshëm

Do shënoj saktë orën dhe minutën e lodhjes

Pastaj  zgjatjen e durimit pa frymëmarrje

E ka më lehtë  mjeku të japë diagnozën

Por e di se nuk do e shpëtoi jetën

Pabesisht frika përpiu vdekjen n ‘eter

Nuk kam kohë të tepërt për ikje

Asgjë nuk kam thënë për dashurinë

Avullime kanë ngjarë, akoma nuk jam rrëfyer

Kohën po pres edhe këtë natë me dhimbje.....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat