Vjersha e vogël për nanat

Kultura

Vjersha e vogël për nanat

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:44
Millivoj Slaviçek

Poezi nga: Millivoj Slaviçek
Përktheu: Halil Matoshi

Tashti nâna jéme udhëton. Nânat gjithnji janë përngut’
Ato udhëtojnë nga njana këmishë
e djemve tek tjetra
Nga kopsa në kopsën e nji guje
Ato udhëtojnë imagjinatës së thmive të tyne
Nepër restorane dhe dhomat ku flejnë
Përmas u shkojnë t’bijve

Nânat jetojnë nër diellin e bijve
Dhe kângëve knue lezëm

Nânat janë gjithnajat e dashtuna, t’brishtat nâna
Që shkojnë përhershëm
Në ni pasiguri t’bukur, në ni ankth t’vogël

Ato shkruejnë kartën që kurrë nuk i biem në fund

T’voglat t’largëta nâna që sa t’jetë jeta
Praninë e tyne kemi me niè.
Të gjitha nânat tona për të cilat heshtim.
Të cillat na krahasojnë veç me vet ne.
Ato udhëtojnë pandalun në nifar thelbi
diskret,
ato kurrë nuk luejn veni nga sokaçe dashtunie
Dhe ende, ato janë gjithmonë në udhë për me dalë në Botë: i biri!

P’ej uzdaje n’uzdajë, p’ej meraku n’merak
Shamizeza.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat