Ne, qeniet njerëzore

Kultura

Ne, qeniet njerëzore

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Nga: Eduardo Galeano

Përktheu: Bajram Karabolli

Ne, qeniet njerëzore: shfarosësit e gjithçkaje, gjahtarët e fqinjit tonë, krijuesit e bombës atomike, bombës me hidrogjen dhe bombës me neutrone, e cila është më e shëndetshmja nga të gjitha, sepse vret njerëzit por i lë gjërat të paprekura; ne, të vetmet kafshë që shpikin makineri, të vetmit që jetojnë në shërbim të makinerive që shpikin, të vetmit që djegin dhe shkatërrojnë shtëpinë e tyre, të vetmit që helmojnë ujin që pinë dhe tokën që i ushqen; ne, të vetmit të aftë të marrin me qira ose të blejnë, t’i japin me qira ose t’ia shesin të ngjashmit të tyre, të vetmit që vrasin për qejf, të vetmit që torturojnë, të vetmit që përdhunojnë.

Ne, gjithashtu, jemi të vetmit qenie që qeshin, që ëndërrojnë pa qenë në gjumë, që bëjnë mëndafsh nga jargët e krimbit; jemi të vetmit qenie që plehrat i shndërrojnë në bukuri, që zbulojnë ngjyra që as ylberi nuk i njeh, të vetmet qenie që i japin muzikë të re botës dhe krijojnë fjalë, në mënyrë që të mos mbetet i heshtur as realiteti as kujtesa e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat