Këngë për mikun poet

Kultura

Këngë për mikun poet

Nga: Neki Lulaj Më: 22 mars 2021 Në ora: 22:38
Neki Lulaj

Këndoj me kitarë një këngë mallëngjimi

Gishtat hedhin valle mbi perden e tharë

Për ju, për ju miku im i vjetër

Jam bërë xurxull i këtij shekullit të mbarë

Për ju jam dritëhedhesi i farës së bardhë-

Po këndoj, po këndoj si në vitet e rinisë

Kur ditët ishin të mbushura me plot befasira

Kur rrezet e puthnin lumin në agim

Shumë e ëndërruam ta shohim

Por s’e kam parë as unë  as ti në stuhira  

Po të shoh sot, po të shoh, miku im i zgjuar

Kur u shkri akulli që na ndau na bëri bashkë

Ti ecën i kërrusur si njaj Dhaskal Thodri

Çantën e mbushur me plot margaritarë

 Me kulme të mbyllura e shkronjëshqipe plot ar.

Po na rrjedhin ditët si lulet rozë në lulishte

Pritë ta këndoj këngën melodinë në kitarë

Për zemren tënde të madhe e të bardhë

Për torbën plot florinj Namik Selmani

Shumë latova vargje pasuri e kulturës mbarë

Po këndoj për tallazin e lumit, në tallazë fati

Për duart e ngrohta me plot deje pleqërie.

Ta dish, o mendjendritur e urtë e fjalëshatërvani  

Rri sot i gëzuar dhe i qetë, se je o i arkivuar!

Jo jo kurrë s`ju zverdhin shekujt nëpër biblioteka diturie

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat