Ëndër e pashë mikun

Kultura

Ëndër e pashë mikun

Nga: Tahir Bezhani Më: 24 mars 2021 Në ora: 10:19
Tahir Bezhani

Kaloi kohë pa u parë, në ëndërr më erdhe mbrëmë

E takova të mërzitur, të shqetësuar

I etshëm e i përmalluar, fshinte lotin e tharë

Mbetur si lëng kripe faqeve vazhda

Mirëmëngjesi, i thashë!

E tremba esëll...

U takuam befas rrugëtimeve të njëjta

Fytafytas përplaseshim leqoreve

Herë vaj ,herë buzëqeshje, ishim së bashku

Të qullur në djersë tatëpjetave të zorshme

Ecnim synimeve të imagjinuara herët

Luginave ushtonin zërat që nuk vëreheshin

Emitonin qeshjet, hapat tanë në përsëritje

E ne,vazhduam rrugën natën për hënë

Të patrembur nga hijet e zgurajave

Synonim lartësitë e mundshme të arrinim...

Pikërisht aty, lodhja iu dorëzua rrezeve të diellit

Një buzëqeshje e ankthshme përftoi buzëve

Sikur e mbylli ëndrrën time të mërdhirë dëshirave

Xixa malli lëvizin shpirtit tim pandarë.....

 

INSTIKTE TË TREMBURA

( situatës epidemiologjike)

 

Në këtë kohë të pakohë

Jeta varet në minuta

Çdo takim mund të jetë i fundit

Përshëndetja e fundit

Buzëqeshja e fundit

Përqafimi i fundit

Puthja e fundit

Lotimi i fundit

Çdo shikim i ngulur vijave të fytyrës

Mund të jetë mallëngjim i thithur nga malli

Porosi në gurin e megjës mes dy planetësh

Ku përkunden ofshamat deri në pafundësi

Shëtitjeve, zjarreve të pa emërtuara

Fushës së amshimit vallet nuk sosen kurrë.....

Gjakovë,10 mars,2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat