Në ditëlindjen e bashkëluftëtares

Kultura

Në ditëlindjen e bashkëluftëtares

Nga: Agim Desku Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:26
Arkiv

Në sy

E pamë botën

Plotë stuhi e acar

Buzëqeshje dhe krenari

 

Edhe të vërbër

Kur ishte

 

Të dytë u bëmë luftëtarë

Atdheu e shpirti

 

Mbi fytyrë

Njëqind jetë i kaluam

 

Edhe ferrin

 

Çlirimtarë të së bukurës u bëmë

 

Dje durimin ma fale

 

Sot buzëqeshjet i bashkuam

Me nipçet

 

Nesër nuk e di ku do të vemi

Ndoshta bëhemi varg i shenjtë

I çlirimit

Në atdheun e bashkuar të Fishtës.

 

29 mars 2021 AGIM DESKU

HOLY VERSE

--On the birthday of the comrade

 

In the eye

We saw the world

Full of storm and frost

Smile and pride

 

Even the blind

When was it

 

We both became warriors

Homeland and soul

 

On the face

We spent a hundred lives

 

Even hell

 

We became liberators of beauty

 

Forgive my patience yesterday

 

Today we put on smiles

With grandchildren

 

I do not know where we will be tomorrow

Maybe we become sacred verse

Of liberation

In the united homeland of Fishta.

 

March 29, 2021 AGIM DESKU

Translated by

Marjeta Shatro Rrapaj

 

PSE S'KA NJË VARR PËR MUA

-Tragjedisë së Tivarit

Eca

Kolonës së vdekjes

Pafajësisht

 

Ndalova në tokën mëmē

Për një çast mbretëroi stuhi

Më s'pava diell as hënë

Ah,çfarë ishte kjo tokë

Fare pa liri

 

Ecnim drejt një fundi

Të pafund

Drita askund nuk shihet

Veç plumbat vrasës fluturojnë

 

Zotnat kanë frikë nga sytë e mi

Nuk udhëtojmë në të njëjtin drejtim

 

Kot i bërtas diellit

Puthjet ia fala Drinit

Le t'i marrin zogjtë shtegëtarë

Të pushojnë në lumin e dëshirave

 

Lexoj ditarin e ditës

Askund s'shkruan për vdekjen

Në Tivar vdekja më pret

Nëse mbetëm gjallë nëpër tokën mëmë

 

Udhëtojmë pa buzëqeshje

Për tu takue me larine

 

A udhëtohet pa dashuri

Pa dritën e syve të mi

Pa këngë të zogjve

Pa faculetën e çlirimtarës në xhep

 

Eca me shpirtin e Adamit

E kujtova shpatën e Gjergjit

E mendova rrugës të pi gji zanash

 

Ndoshta të rikthrhem në Promethe

Por u gjenda pranë detit i palarë

Përballë bajlozve të tij

 

Ah ta kisha një lapidar

T'i shkruaj emrat tonë

Mbi 4500 shqiptarë në Tivar

Pushojmë pa liri e diell

Në tokën e diellit.

28 mars 2021 AGIM DESKU

 

AS CIGARE AS DASHURI NË PANDEMI

Tē njëjtën kohë me të ferrit e përjetuam

E mendoja vallë çfarë do na thoshte Dante

Sikur të mbetëj pa vazo për t'i ujitë lulet

S'më pihej cigarja koha pa pik dashurish

 

Nuk kisha ide heshtjen e ditës si ta thej

Provova të kalëroja me imagjinatën time

Me u takue me kalorësit fatlum venedikan

I kam pritë me u takue më dashuritë e Adamit

 

Kur filloi pandemia lutësha rroftë (viva)Italia

Më erdhen në kujtesë fjalët e vjetra shqipe

Çfarë ka në kojshi ,prite në shtëpi

Duarkryq mbeti i gjithë planeti

 

Orë e çast vdekjet mendoheshin se ndodhin

 

Ato numëroheshin ku më pak e ku ma shumë

Besoni sa herë flisja vet me vete

 

Mundohesha të vallëzoja një tango shtrirë

Në krevarin e mundësive të mia spitalore

 

S'kishte vend në spitalin e qytetit tim argjilor

Këmbët dhe këngët kishin mbetur në një vend

Të dyjat kishin mbetur pa fuqi më u dëgjue

 

Me diellin e ndava ngrohtësinë e pranverës

Pandemisë i thash o ti o unë në gjelbërimin e luleve.

28 mars 2021 AGIM DESKU

 

PUTHADORËT

Nuk i kisha në ditarin tim

Asnjë lumë që krijuan demonët

Këta puthadorë janë këtu

Para së pushtetet sërish të vijnë

 

A mallkojnë çlirimtarët

Pse lapidarët s'kanë ku t'i vëjnë

Në tokën plotë plagë mijëra vjeqe

 

Herë e falur

Sa herë e shitur

Toka e heroinës sime

E kujtimeve që s'kthejnë ma

 

Çdo herë dashuri e ringjallur

Kur nuk urren

Para syve që të marrin peng

 

E di vargun tim

Së si rri i vërbuar

Para diellit të acartë

 

Puthadorët i zënshin orët e liga

Deri sa shkojnë e vijnë pushtetarët

 

Trëndafilat ma të bukur të Çamërisë

I vura sot nëpër sëcilin lapidar...

24 mars 2021 AGIM DESKU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat