Të pres

Kultura

Të pres

Nga: Havë Shabanaj Më: 7 prill 2021 Në ora: 14:36
Havë Shabanaj

Edhe nëse tërmeti më godet tinëzisht

N ‘momentin e fundit, mendjen te ti do ta mbaj

Edhe nëse stuhitë e erës me japin drejtimin e kundërt

Energjinë nga Ti do ta drejtoj

 

Edhe nëse dallgët e detit do te me godasin fort

Do ta mbaj qetësinë dhe mendjen tek ti do ta mbaj

 

E Ti, zgjatma dorën, edhe nëse jeta te ka sfiduar fort

Edhe për toke ke ren

Ti zgjatma dorën, edhe nëse hapësira e madhe ka mbet

 

E unë edhe ne qiell nëse do të mbërrij

Për hatrin tënd do të zbres poshtë

E Ti mbaje dorën zgjatur, mos e humb durimin

Kur te dy të bashkohemi, do ti shtrëngojmë duart fort....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat