Gjurmë

Kultura

Gjurmë

Nga: Havë Rexhaj Shabanaj Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:22
Havë Rexhaj Shabanaj

Gjurmë do të le çdo kund

Në tokë e në qiell

Gishtrinjësh të lena si vula në letër

Mbesin hijet e shkronjave

 

Edhe nëse ato janë grisur

Edhe nëse pluhur janë bërë

Nga qielli e në tokë do të bien

Gjurme do të le çdo kund

 

Edhe nëse veç mendja me ka shkuar

Gjurmë do të këtë atje thellë në trurin tim

Edhe nëse veç mendja të ka shku më me lendu

Gjurmë do të le në lendimin tënd

 

E nese ke mendu thjesht mem lumturu,

Gjurme di t'le, n'gezimin tend

 

Shenja gishtrinjësh të mi do të gjen kudo

E disa do ta kesh vështirë t`i lexosh

Gjurmë të thella do të le

Pastaj brezi i tjetër do t`i hulumtoj tutje

 

Gjurmë pas gjurme dotë këtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat