Debate pa kripë

Kultura

Debate pa kripë

Nga: Musa Ahmetaj Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Shallin rreth kokës

Të gjatë disa metra

Muhalife dhe fetfa

Secila më keqe se tjetra

Nuk të ndalet goja dot

As ditën e as natën

Fjalët që dalin nga goja

Patjetër duhet të matën

Me “ aftësitë” që ke

Goja prore të bluan

Pse nuk tregove fare

Qoftëlargu të paguan

Kemi akoma për të thënë

Edhe unë edhe opinioni

Për hapsirë nëpër debate

Fajtor është televizioni

Portale e televizione

Mjeli mirë dhe shkrryej

Por nënat dhe motrat tona

Të lutemi, kurrë mos i fyej

Kurse për familje tënde

Neve nuk na intereson fare

Le të rrijnë vetëm në kuzhinë

Mos të dalin kurrë as në dritare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat