Doktor Honoris kausa

Kultura

Doktor Honoris kausa

Nga: Musa Ahmetaj Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:47
Ilustrim

Nga profesorët tanë

Pritën” ditë të mira”

Kusht i kanë bërë vetes

Të merren  me satira

 

Satirat e alamet profit

Paskan bërë shumë bujë

I paska mbetur  vaska

Me shkumë e pa ujë

 

Profa dallon nga të tjerët

Eshtë i vetmi në lagje

Mendjen prore e ka

Në këmbë  e  në magje

 

Profës  të ditëve tona

Të mos i ndalet  muza

Për satira të  shpallet

Doktor Honoris kausa

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat