Gjithëherë aktuale

Kultura

Gjithëherë aktuale

Nga: Musa Ahmetaj Më: 16 prill 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Disa pas Kossnetit

Të tjerët pas Grenellit

Te dy palët presin dritën

Në fund të këtij tunelit

Disa hyjnë e disa dalin

Gjithënje e hapur dera

Nuk ka më për të vegjëlit

Të shkojnë, kah të fryejnë era

Tërë kjo natë që na iku

Disa pa asnjë sy gjum

Duke i pritur ofertat

Kush më pak-kush më shumë

Disa edhe prononcohen

Betohen në kuletë e në jetë

Deri sa të jam unë gjallë

Dora ime nuk ngritet përpjetë

Gjithëherë kanë qenë aktuale

Marrëveshjet dhe pazaret

Dikush postin e ambasadorit

Tjerët terminale ose paret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat