Vetë do të ҫohem më këmbë

Kultura

Vetë do të ҫohem më këmbë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:45
Kalosh Çeliku

(Deti Larg)

Bërlloku para Derës Shtëpisë, mes Lëme

Qeni me zgjebe. “Armiku i pabesë”.

Ditën, më përcjellin matanë Urës Gurit:

Tek, “Qendra Tregtare”. “Parku i Grave”.

Dëllinjat e Djeshme: Sot, janë bërë pisha

Nuk kam strehim, për Ditën e Nesërme.

 

Vardari, e ndanë Shkupin me kufi politik

Dy shtete: Shqiptar. Dhe, “maqedonas”.

Rretherrotull, Kalasë Historike Dardane.

 

Liqeni, mes maleve. Deti, ende Larg...

(Dallgë – dallgë)

Dallgë – dallgë, Lumi malor. Dhe,

Liqeni. Deti me kripë. Shkumë.

Errësira, troket në dritare. Hëna

Zogkeqi mbi çati. Huti me veshë:

Këngë kobi. Vdekje, në Vreshtë.

 

Dallgë – dallgë, Pandemia. “Armiku”

Më burgosi në Karantinë me Poezinë...

(Veten e shpëtova nga Gratë besnike dhe poezitë e egra erotike)

E, shpëtova Veten nga Gratë Besnike

Poezia, erotike. Kishin qenë xheloze:

Përpak, më vranë tek “Parku i Grave”.

Thanë: Ti, na ke tradhtuar, o burrë

Me, ato Gratë e tua Besnike. Partinë.

 

Vështirë, e pata me Gratë besnike

Edhe, me Poezinë: Gruan, xheloze...

(Pusitë e Zonjës Vdekeje mes Grave Besnike)

I shpëtova pusisë në “Bozhur”

Nga familja e ish Gruas parë:

Edhe, pusive nga Nëna Parti.

Dy pusive tjera: Voskopojë

Ringjalljes, atë Ditë në Korçë.

 

Pusisë radhës, në “Qafë-Thanë”

Pasmesnate. “Përrua – Thanë”:

Ku, mezi na nxori nga gremina

Policia rrugore. Ndihma e shpejtë.

 

Kurtizane xheloze, ishte Xhadia

Zonjën Jetë, do ta marr për Grua!...

Ende vazhdon Lufta ime me “armikun e padukshëm”

Nuk marr aspirinë (hapa). Pharmacie

Dhe, nuk shkoj te mjeku. Vizitë.

Që, nga vdekja klinike. Voskopojë:

Ringjallja, po atë Ditë, në Korçë

Fatkeqësi komunikacioni, “Qafë-Thanë”.

 

Nuk marr aspririnë (hapa), as për kokën

Vetëm raki rrushi. Dy shtama verë Di:

Vitaminën e dr, Pipero: D. H. Dhe, R.

 

Nuk shkoj te mjeku. Librezën e shëndetsisë

Pastër. Dhe, ende vazhdoj Jetën në Shkup:

Me pusitë e pushtetit. Shtamat me verë Di...

(Tejkalimi Charls Bukovskit)

Në një takim kulturor poetik. Gjendje lufte

Dihet, në xhami. Shkaku, se institucionet:

Shkollat. Universitetet. Dhe, Bibliotekat

I pushtoi Millosheviqi Serbisë. Gani Xhafolli,

I thotë, Mirko Gashit: Edhe, Kalosh Ҫeliku

Bohem, si Ti?! Jo, pëgjigjet Mirko Gashi.

Kalosh Ҫeliku, është Bohem i llojit vetë:

Unë, jam Bohemi. Mbret, në Prishtinë

E, Ai, Bohem, Komandant, në Shkup.

 

Pas Lufte, Gani Xhafolli, në Takim Poetik:

Thotë: Ҫeliku, e ka tejkalur Bukovskin...

(Vetë do të çohem më këmbë)

Pas fatkeqësive. Helmimeve. Vdekjes klinike

Voskopojë. Ringjalljes, në Korçë me Miken:

Zjarrit, në banesë. Shtëpisë. Dhe, “Xhipit”.

Kërcnimeve publike. Sulme fizike. Ҫarshi

U ballafaqova me pusi politike. Raki rrushi:

Hojdodolen, Kurvë, nateditë, priste pas porte

Ende, në Jetë. Sot, më vë pusi. Dhe, tradhti.

I dehur. Ose, i helmuar keq në Tavernë

Padashur, bien kuleta. Derdhet, Identiti.

Ulem, që t’i marr. Nuk çohem nga vendi

Kamarieri, vrik vjen për ndihmë, thotë:

A, ke nevojë për ndihmë? Jo, çohem Vetë.

Zonja: Zotëri, a ke nevojë për ndihmë?

Jo! Faleminderit. Vetë, do shkoj në Shtëpi

Edhe, shaloj Lapsin me Poezinë Erotike...

(Unë Nateditë shkruaj Poezi Erotike dudumët mbi Mua ndërtojnë çati)

Unë, Nateditë: bëj Luftë me Pandeminë

Përditë, me Koronavirusin. ”Armnik”:

Pas porte, pusi: Raki Rrushi. Gra besnike.

 

E, dudumët, përderisa shkruaj Poezi Erotike:

Nateditë, mbi Mua: Ende, ndëretojnë “çati”...

(Rojet e Shtëpisë)

Ende, e mbaj mend Babain - kaçakun

Përveç kafshëve shtëpiake, Lopëve.

Ai, i mbante në Shtëpi: Edhe, qetë

Lopët. Dhentë, Ogiçët brirë pëdredhur.

Pulat. Gjelin kryengritës, mbi gardh

Edhe, Qenin besnik. Macen për minjë.

 

Sot, u binda: Pse, Babai - kaçak

I mbante këto kafshë shtëpiake.

Dihet, me Tomi Juniorin, Dac:

Rrugaçit, që hante para dere një mi...

Dhe në fund

(Jo nuk vdes Kalosh Ҫeliku edhe pas sulmeve “erotike”)

Dhe, Sot: dola nga Parajsa “muslimane”:

Ferri, ku e kisha varros përsëgjalli Veten?!

 

Punemadhe, kush është Kalosh Ҫeliku

Që, atë ditë bëri problem në “Bit-Pazar”:

I çmendur. Kurvar, Shkrimtar. Poet, Rebel

Padyshim, edhe, “mik” i partive politike?!

 

Megjithatë, Është: Kalosh Ҫeliku. Rebeli

Që, Sot haptas: Kopilin, ua lë pas dere:

Dhe, e kalon Natën me Gratë besnike.

 

Edhe, Ky është: Kalosh Ҫeliku - Rebeli

Që, Sot: Haptas, Kopilin ua lë pas dere...

Shkup, 21 prill 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat