Histori e harresave

Kultura

Histori e harresave

Nga: Agim Vuniqi Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:52
Agim Vuniqi

Histori dhe legjenda të thurrura 

...varrosur në misterin e qiellit 

Krahapur, ranë vargjet 

e fantazisë së panjohur 

 

Dora e mendjes imagjinare

lëkundi telat e violinës 

të ashpër, por të bukur 

 

Hymë në botën e re të panjohur 

të ëndrrave dhe frikës 

të dashurisë dhe urrejtjes 

të maskave dhe distancës

të jetës dhe vdekjes

Varrosur në histori të harresës 

 

Fjalët lëvizin ngadalë 

ndërsa uji rrjedh...

tingujt e fjalës 

dhe gishtat që luajnë në violinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat