Poezi përfundimtare

Kultura

Poezi përfundimtare

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:48
Adrian Mitchel

(Nga filmi Trupi)

Le të jetojë ai fëmijë
Le të jetojë ajo nënë dhe ai baba
Le të jetojë njeriu

Le të jetojë ky planet i shituar
Le të jetojë qumështi i freskët i ajrit
Le të jetojnë lumenjtë në pjellje dhe oqeanet amnore
Le të jetojnë lëngjet e barit
dhe krejt ai blerim i kufizuar në rruzullin tokësor

Le të jetojnë kafshët që kanë mbijetuar
Le të jetojë dheu, më i thellë se i gjithë mendimi ynë

Boll kemi vrarë deri më tash

Le të jetojë ai njeri
Le të jetojë ajo grua
Që shfyrtëzojnë trimërinë dhe dhembëshurinë
Le të jetojnë fëmijët e tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat