Arsyet e mishit

Kultura

Arsyet e mishit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Poezitë që në heshtje mbi trupin tënd kam jetuar
zërin e tyre kur të kesh shkuar do të më kërkojnë.

Por atëhere zë s’do të kem t’i them edhe njëherë. Sepse
të pëlqente zbathur nëpër dhoma të shkoje, pastaj
strukeshe mbi shtrat,
si lëmsh puplash, mëndafshi dhe flakësh të egra.

Mbështillje gjunjët me duar,
duke lënë provokuese kofshët zbuluar dhe thembrat e trëndafilta.
Kështu më kujto – më thoje;
pikërisht kështu, me këmbët e ndotura; me flokët shpupurisur mbi sy,
sepse kështu më thellë të vështroj.

Hë pra,
qysh mund të kem zë. Poezia s’ka ecur
ndonjë herë kështu
me lule molle mbuluar
në asnjë Parajsë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat