Fjala e poullit në shesh

Kultura

Fjala e poullit në shesh

Nga: Atdhe Geci Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:13
Atdhe Geci

Shumë shpata perandorësh janë shembur mbi né

dhe shumë ëndrra njerëzish janë vrarë për atdhe

jemi nipash të pellazgo-ilirëve, fisesh të hershme

jemi pjesë e krijimit të qytetërimit të Evropës

jemi vendlindja e dy botëve të shenjta e himnore

Në vendlindjen tonë prej 54 shkronjash pellazge

rilindëm me 36 germa të Alfabetit të Manastirit

rilindëm përmes shkrimtarëve dhe luftëtarëve

derdhëm gjak që atdheun ta mbrojmë nga fqinjët

Kosovë Dardane, Atdhe i të gjitha luftërave tona

je i lashtë kur s´ kishim fqinj; serbë, grekë e turq

se kufijtë tanë shtriheshin përtej dardaneleve

O bijë pellazgësh dhe bijë të lashtë të Ilirisë antike

i gjithë mesdheu ishte toka jonë dhe vendi ynë

kaluar kemi nëpër dy vendlindje luftërash, nëpër

dy epoka të trishta! Por, fati s´ishte në anën tonë

kështu përjetuam dy fitore luftash të pakënaqura

Nga zotat e hershëm tek monarkët e sotëm, udha

ishte plotë mistere. Pyes, si i mbijetuam luftave,

mizorisë së Evropës dhe fqinjëve, po, Austria qé,

dhe Amerika, që na e dhanë dorën të mos shuhemi!...

Me 17 shkurt “trimat” e ngritën një tjetër flamur

jo atë të betejave, jo atë të rënëve dhe të busteve

ngritën një flamur të konsultuar dhe me pazare

se Dardania, tokën dhe qiellin e ka të natyrshëm!...

Në qytete dhe nëpër fshatra të dardanisë iliriane

liria vuri veten mbi plagët e popullit të pagjumë

duke mos patur frikën e arrestimeve e të burgjeve.

Një Dijemir duhet ta udhëheq kauzën e popullit!

Ilir, mbushur jemi me përmendore varresh të reja

dhe kemi me mija të rënë të harruar të hershëm

Ky libër i trashë me turq, serbë, grekë e malazez

I tëri është me plagë dhe me beteja të mbijetesës

Historisë né s´i thamë lamtumirë, nuk u ndamë

se historia jonë ende është gjallë dhe pellazgjike.

Historisë né s´i thamë lamtumirë, nuk  u ndamë

se historia jonë ende është gjallë  dhe pellazgjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat