Krenar me ty Dardani

Kultura

Krenar me ty Dardani

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:03
Skënder S. Kapiti

Krenar me Ty Dardani

Që je ma e hershme  

Se krejt Europa

Dhe  me mijra vjet

Qëndrove e pamposhtur

Shpirt e zemër   shqiptarie

 

Krenarë me Ty Dardani

Që linde dragoj

Dhe heroj në djepa

Që rrite lisa

Që nuk mundi

As t’i  djegë

E as t’i shkulë

Dhe  as t’i thajë

As romaku, as bizantini ,

As osmanllia

Dhe  as sllavo- barbaria  

 

Krenar me Ty Dardani

Që ke nxjerrë 

Gjenaralë e shenjtorë,

Mbretër, sadriazemë

 E perandorë

Krenar me Ty Dardani

 Që në njëzet vjet liri

Nxorre kaq shumë sportistë

 E artistë,

 Këngëtare dhe futbollistë

Dhe  me heroinat xhudiste

Kampione Europe e Bote 

Që me   Ar të stolisën

 

Krenar me Ty Dardani

Me shumë  shekuj histori

Mbushur plot krenari e  lavdi

Që në dheun

Dhe në  truallin tënd të lirisë

I pavdekshëm dhe i perjetshëm

Mbeti trupi, gjaku

Dhe shpirti i shqiptarisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat