Sytë më të kaltër

Kultura

Sytë më të kaltër

Nga: Toni Morrison/Qerim Raqi Më: 3 maj 2021 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Sa herë në minut do ta shikosh atë gjësend të vjetër?

Nuk e kam shikuar gjatë.

Po, e ke shikuar…

E çfarë, atëherë? Me siguri mund ta shikoj nëse dua.

Unë nuk thash që s’bënë ta shikosh. Por nuk e kuptoj përse duhet ta shikosh çdo minut. Nuk të ikin askund.

E di. Vetëm më duket gjë argëtuese t’ i shikoj.

Ke frikë se do të ikin?

Sigurisht që jo. Si do të mund të më ikin?

Të tjerët ikën.

Nuk ikën. Ndryshuan.

Të ikësh apo të ndryshosh. Ka ndonjë dallim?

Shumë. Zotri Soaphead tha se do t’ i kemë përjetësisht.

Përjetësisht amen?

Pikërisht, nëse do që ta dish.

S’ ke nevojë të jesh aq i vrazhdë kur flet me mua.

Nuk jam i vrazhdë. Ti ia fillove e para.

Do të doja që të bëja diçka tjetër e jo vetëm të qëndroj pranë tyre dhe t’ ia ngul sytë asaj pasqyre.

Ti je xheloze.

Nuk jam.

Je, sigurisht. Do të doje që t’ i kishe.

Hm. Si do të dukesha me sy të kaltër?

Jo mirë.

Nëse vazhdon kështu unë më mirë të shkoj rrugës sime.

Jo. Mos shko. Çfarë dëshiron të bësh?

Do të mund të dilnim jashtë dhe të luanim.

Por është vapë.

Mund ta marrësh me vete pasqyrën tënde të vjetër. Fute në xhepin e xhaketës në mënyrë që të mund ta shohësh veten në të gjatë gjithë rrugës.

Ua! Nuk kam besuar kurrë se mund bëhesh kaq xheloz.

Eh, të lutem!

Je pra.

Çfarë?

Xheloz.

Në rregull, atëherë jam xheloz.

E sheh. Të thash.

Jo, e thash unë.

Janë vërtetë të bukur?

Po. Shumë të bukur.

Vetëm “ shumë të bukur”?

Vërtetë shumë, shumë të bukur.

Vërtetë shumë të kaltër dhe të bukut?

O Zot. Ti je e marrë.

Nuk jam.

Nuk mendova ashtu.

Çfarë mendove pra?

Eja tash. Është shumë nxehtë këtu brenda.

Prit pak. Nuk po mund t’ i gjej këpucëz.

Këtu i ke.

Oh, të faleminderit.

E more pasqyrën?

Po, i dashur...

Dalim atëherë... Ah!

Çfarë ndodhi?

Dielli është përvëlonjës. Më dhëmbin sytë.

Mua jo. Nuk i picërroj fare. Shiko. Mund të shikoj drejt kah dielli.

Mos e bëjë.

Pse? Nuk më dhëmbin. Nuk kam nevojë as t’ i mbyll sytë.

Por, mbylli sytë për çdo rast. Ndjehem çuditshëm kur ti shikon diellin ashtu.

Çuditshëm, si ?

Nuk e di.

E din me siguri. Si ndjehesh çuditshëm?

Të thash se nuk e di.

Përse nuk më shikon kur flet? Dukesh i verbër si zonja Breedlove.

Duket e verbër zonja Breedlove kur të shikon?

Po. Tani po. Prejse i kam sytë e kaltër ajo e largon shikimin nga unë tërë kohën. Mendon se edhe ajo është xheloze?

Mund të jetë. Janë të bukur, ti e di.

E di. Ai e bëri shumë mirë. Të gjithë janë xhelozë. Sapo e shikoj dikend, ata hedhin vështrimin gjetiu.

Është kjo arsyeja pse askush nuk të ka thënë sa të bukur janë?

Po, me siguri. Mund ta imagjinosh? Që një gjë e tillë i ndodh një njeriu dhe askush, absolutisht askush nuk thotë asgjë për këtë? Të gjithë shtiren sikur nuk i vënë re. Nuk është e çuditshme? … a nuk është kjo e çuditshme, thash?

Po.

Ti je i vetmi që më tregon sa të bukur janë.

Po

Ti je një mik i vërtetë. Më fal që të qortova pak më parë. Kur të thash se je xheloz, dhe këtë ta them sinqerisht.

S’ ka gjë.

Ashtu ë. Është, sepse ti je miku im më i mirë. Përse nuk të kam njohur më parë?

Nuk ke pasur nevojë për mua më heret.

Nevojë?

E kam fjalën për... ti ishe aq e palumtur më parë. Pandeh se ti nuk më vure re atëherë.

Po, mbase ke të drejtë. Kurse unë kisha mall për një mik. E ti ke qenë këtu tërl kohën. Mu para syve të mi.

Jo, e dashur. Pas syve tu.

Çfarë?

Çka mendon Maureen rreth syve tu?

Ajo nuk thotë gjë për ta. Të ka thënë gjë?

Jo. Asgjë.

Të pëlqen Maureen?

Po, ajo është krejt në rregull. Për të qenë gjysmëebardhë, si të them.

Të kuptoj. Por a do të doje të miqësoheshe me të?

E kam llafin nëse të dëshiroje të dilint me të në mbrëmje për shetitje apo diç të ngjashme?

Jo.

As unë. Por ajo është shumë e pëlqyer.

Kush do që të jetë e pëlqyer?

Unë jo.

As unë.

Por ti nuk do të mund të ishe e pëlqyer megjithatë. Ti nuk shkon masje as në shkollë.

As ti.

E di. Por unë kam shkruar më parë.

Përse e ndërpreve?

Më detyruan.

Kush të detyroi?

Nuk e di. Pas ditës së parë në shkollë kur kisha sy të kaltër. Të nesërmen ata e sollën aty znj Breedlove. Tani nuk shkoj më aty. Por as që brengosem për këtë.

Nuk brengosesh?

Jo. Ata kanl vetëm paragjykime, kështu që.

Po, ata kanë vetëm paragjykime.

Vetëm pse i kam sytë e kaltër, më të kaltër se të tyre, për këtë pra ata kanë vetëm paragjykime.

Pikërisht.

I ke më të kaltër, apo jo?

Posi. Shumë më të kaltër.

Më të kaltër se të Joannas?

Shumë më të kaltër se të Joannas.

Dhe më të kaltër se të Michelenas?

Shumë më të kaktërxse të Michelenas.

Ma mori mendja. A të tha Michelena diç për sytl e mi?

Jo. Asgjë.

I the ti gjë asaj?

Jo.

Pse nuk i the asgjë?

Pse nuk i thash çka?

Pse nuk flet kurrë me askend?

Unë flas me ty.

Përveç meje.

Nuk më pëlqen askush përveç teje.

Si quhet nëna jote?

Përse kështu më mërzit ( tjatar på mig ?

Vetëm desha ta dija. Ti nuk flet me askend. Nuk shkon në shkollë. Dhe askush nuk flet me ty.

Si e dj ti që askush nuk flet me mua?

Askudh pra. Kur je në shtëpinë time madje as znj Breedlove nuk flrt me ty. Kurrë. Nganjëherë mendoj nëse ajo të sheh fare.

Përse nuk do të më shihte ajo?

Nuk e di. Ajo gati ndeshtet me ty.

Ndoshta ajo ndjehet e humbur që nga zhdukja e Chollyt.

Po. Ke të drejtë mbase.

Ndoshta asaj i mungon ai.

Nuk e kuptoj përse duhet ta bënte këtë. Të vetmën gjë që bënte ai ishte ta nënçmonte dhe ta rrahta atë.

po, ti e di si janë të rriturit.

Po. Jo. Si janë ata?

Po, ajo sigurisht e donte atë megjithatë

ATË?

Posi, pse jo? Dhe nëse ajo nuk e donte atë, megjithatë e lejonte ta bënte me të vazhdimimisht.

Kjo nuk do të thotë gjë.

Si e di ti?

I shihja gjithnjë. Asaj nuk i pëlqente.

Po përse atëherë e lejonte atë që ta bënte?

Sepse ai e detyronte.

Si mund ta detyrojë dikush dikend për ta bërë këtë?

Është e lehtë.

Ashtu vërtetë? Si është e lehtë?

Vetëm i detyrojnë, dhe kaq.

Ke të drejtë mbase. Dhe Cholly mund ta detyronte këdo qoftë në çfarëdo qoftë.

Nuk ka mundur.

Ai të detyroi ty, apo jo?

Mjaft!

Vetëm po të korrigjoj.

Mjaft!

Në rregull. Në rregull.

Ai vetëm tentoi, e kupton? Nuk bëri gjë. Më dëgjon?

Nuk po flas, të them.

Ti flet gjithnjë fjalë të pista. Kush ta ka thënë?

Nuk më kujtohet

Sammy?

Jo. Ti ma ke thënë.

Nuk ta kam thënë.

Ma ke thënë që çke me të. Më ke thënë se ai ka tentuar ta bëjë me ty kur ti po flije në minder.

E sheh! Ti as që e di çka flet. Ishte kur po isha duke i larë enët.

Po pra, po. Enët.

Vetëm. Në kuzhinë.

Po, unë jam e lumgur që ti nuk e lejove ta bënte.

Po.

E bëre?

Çfarë?

E lejove.

Cila është tani e marrë?

Me siguri jam unë.

Pikërisht.

Por...

Po. Çfarë. Cfarë atëherë?

Vras mendjen si do të ishte ajo ndjenjë.

E tmerrshme.

Vërterë?

Po. E tmerrshme.

Përse nuk ja the atëherë znj Breedlove?

Ia thash!

E kam fjalën jo për herën e parë. Por për herën e dytë kur ishe shtrirl në minder dhe po flije.

Nuk po flija! Po lexoja.

Nuk ke nevojë të bërtasësh.

Ti nuk kupton asgjë, apo? Ajo nuk më besonte as kur flisja për këtë gjë.

Ishte kjo arsyeja pse ti nuk flisje për këtë herën e dytë?

Ajo nuk dp të më besonte as atëherë.

Ke të drejtë. Është e kotë të thuash diç kur ajo nuk të beson.

Mu këtë po përpiqem të ta fus në atë kokën tënde të trashë.

Në rregull. Atëherë po e kuptoj. Afërsisht.

Çfarë mendon me afërsisht?

Me të vërtetë sot je e ligë.

Ti vazhdimisht thua gjëra të liga dhe të këqija. Mendoja se ishe mikja ime.

Jam mikja jote.

Mjaft me fjalët për Chollyn atëherë.

Në rregull.

Megjithatë nuk ka më çfarë të flitet për të. Megjithatë ai është larg.

Po. Kënaqësi që s’ është këtu.

Po. Kënaqësi që s’ është këtu.

Edhe Sammy është larg.

Edhe Sammy është larg.

Pra, nuk ia vlenë të flitet për të. Për ata, e kisha fjalën.

Jo. Nuk ia vlenë fare.

Tani ka marr fund.

Po.

Dhe ti nuk ke nevojë të kesh frikë që Cholly do të të ngacmojë prapë.

Jo.

Ishte e tmerrshme, si thua?

Po.

Edhe herën e dytë?

Po.

E sigurtë? Edhe herën e dytë?

Më lërë të qetë! A mund të më lësh të qetë.

Nuk e duron shakanë? Bëra shaka.

Nuk ë pëlqen zë flasë për gjëra të pista.

As mua. Mbase mundxtë flasim për diçka tjetër.

Për cfarë? Për çfarë do të flasim?

Për sytë e tu, kuptohet.

Po pra. Sytë e mi. Sytë e mi të kaltër. Mund të shikohem prapë?

Shiko sa të bukur janë.

Po. Bëhen më të bukur sa herë që i shikoj.

Janë më të bukurit që kam parë nfonjëherë.

Vërtetë?

Sigurisht.

Më të bukur se qielli!

Po pra. Shumë më të bukur se qielli.

Më të bukur se në librin për Alise dhe Jerry.

Po pra. Shumë më zë buiur se në librin për Alice dhe Jerry.

Dhe më të bukur se të Joannas?

Posi. Edhe më të kaltër.

Më të kaltër se të Michelenes?

Po.

Je e sigurtë në këtë?

Natyrisht që jam e sigurtë.

Zëri yt është tingëllon i pasigurtë...

Po, jam e sigurtë. Megjithëse ...

Megjithëse cfarë?

Eh, asgjë. Vetëm po mendoja për një zonjë që e pash dje. Ajo kishte sy shumë të kaltër. Megjithëse jo. Jo më të kaltër se të tutë.

Je e sigurtë në këtë?

Po. Tani më kujtohen. Sytë e tu janë ml të kaltër.

Sa mirë!

Edhe unë mendoj ashtu. Mendoj se do të ishte e tmerrshme sikur dikush tjetlr të kishte sy më të kaktër se ti. Kjo nuk mund të ndodh. Së paku këtu në këtu përreth.

Por ti nuk e di, apo jo? Ti nuj i ke parë të të gjithëve, apo jo?

Jo. Nuk i kam parë.

Pra, mundet edhe të ketë, apo jo?

Vështirë . Jo.

Por ndoshta. Ndoshta. Ti the “ këtu përreth”. Askush “ këtu përreth” besoj nuk ka sy më të kaltër. Por ndoshta dikund tjetër. Ndonëse i kam sytë më të kaltër se Joanna, më të kaltër se Michelena dhe më të kaltër se ajo zonja që ti e ke parë, mund të ekzistojë ndoshta dikush më larg që ka sy më të kaltër se unë.

Mos u bëjë budallaçkë.

Mund të jetë dikush. Apo jo?

E çfarë pastaj? Ti u lute për sytë e kaltër. Dhe fitove sytë e kaltër.

Ai ka mundur t’ i bëjë edhe më të kaltër.

Kush?

Z Soaphead.

I the çfarë ngjyre fëshiron t’ i krsh sytë?

Jo. Harrova.

E pra.

Shiko. Shiko atje. Atë vajzën atje. Shikoja sytë. Ai ka më të kaltër se të mitë?

Jo, nuk e besoj.

E shikove mirë?

Po.

Tani po vie dikush. Shikoja sytë atij. Shiko nëse i ka më të kaltër.

Sa e marrë që je. Nuk e kam ndërmend të shikoj sytë e të gjithëve.

Duhet.

Jo, nuk më duhet.

Të lutem. Nëse sheh dikend që ka sy më të kaltër se unë, atëherë mbase ekziston dikush që ka sytë më kaltër. Sytë më të kaltrit në botë.

Imagjino sa trishtuese, apo jo?

Të lutem, më ndihmo dhe shiko.

Jo.

Por imagjino sikur të mitë të mos jenë mjaftueshëm të kaltër?

Mjaftueshëm të kaltër çfarë?

Mjaftueshëm të kaltër për... nuk e di. Tepër të kaltër për... ty!

Nuk dua të loz më me ty.

Oh, mos u largo nga unë.

Po, unë po iku.

Pse? Je zemëruar në mua?

Po.

Se sytë emi nuk janë tepër të kaltër? Se nuk i kam sytë më të kaltër?

Jo, por ngase jebudallaçkë.

Mos shko. Mos ik nga unë. Do të kthehesh nëse i fitoj?

Fitoj çfarë?

Sytë më të kaltër. A kthehesh atleherë?

E kuptueshme. Unë vetëm do të largohem për pak kohë.

Më premton?

Patjetër. Do të kthehem. Para syve tu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat