Pas votimeve Nr 1

Kultura

Pas votimeve Nr 1

Nga: Fatmir Lohja Më: 5 maj 2021 Në ora: 07:37
Fatmir Lohja

Gimi ,pas votimeve, më ftoi të takoheshim te diga e liqenit artificial. Fisk në orën e caktuar, po çapisja mbi digë. Ishte ditë jave maji , paradite,me diell të ngrohtë pranveror. Nuk kishte shumë levizje nga banorët. Nga larg e dallova Gimin. Në dorë mbante një torbë të vogël . Nuk po më dukej në formë. Edhe kur u avit, nuk ia dallova buzëshjen e mirësishme. Kur u grushtuam , por prisnja se ku do të na adresonte.

Të shkojmë të stoli ynë, që të mbushem me frymë!

Po torben ta ka mbushur kandidati për deputet?- e thumboj zotni Gimin.

Kandidat mavrija nuk ma hap telefonin, për ta ngushëlluar, për humbjen e tmerrshme.- dhe Gimi më qesëndisi me shikimin e tij.

Zumë vend te stoli ynë, buzë ujit. Nga torba nxorri bri gjëngji të pjekura në hell, njëgjysëm litri raki, qepe e hudhra te njoma , një dorëz djathë nape, dhe dy gota plastike, për ta ulur në stomak rakinë ballëkazani. Meqë vëllezërit na paskan parë në televizor gjatë fushatës, kanë dërguar dhuratën modeste, me kushtin për ta pirë rakinë me dolli ,si në Labëri.

Nuk ka mundësi, që vëllezërit tuaj, të dergojnë nga Labëria, pak mish, e njëgjysëm litri raki, për ta pirë me dolli!? E njoh bukurmirë bujarinë e tyre, - e gjuaj papritmas.

Sa tahmaqar je? Prit, o, se edhe kjo dhuratë modeste e ka avazin nga pas.

Na urdhërojnë ta pimë duke kënduar polifoni?

Do ta pimë edhe me kangë majakrahut. Mos u mërzit! Punët e mira bëhen ngadalë - ngadalë.

Kaq pak raki, e kemi pira edhe pa meze,- e thumboj përsëri.

Urdhëro o i babëzit!- nga dy xhepat e brënshëm te xhaketes, ncorri dy faqore 250 mililitërshe.

Tani po,- dhe mora njëren faqore për të provuar rakinë.- Te kam thënë se rakija nuk pihet me gota plastike. Me faqore,si qemoti,edhe këngët e vjetra shkojnë më ëmbël.

I ngritëm disa dolli. I provuam një për një mezerinë e pakët,kur Gimi nisi të tregojë për humbjen madhështore në zgjedhje. Atij elktorati i dha dy vota, ndërsa shefit jo më shumë se pesëqind.Nga fushata, si shkrimtarë, dy pyetje të sovaranin i kishin mbetur në mendje: “ Sa para na jep për një votë? Sa fiton ti nga premtimet?”

Librat i shite. Për një muaj qendrove pranë lezuesit. Mos e merr me merzitje! - ia nderpres rrëfimin.

E di se kush e ka shkruar këtë?- më pyet, kur nxorri nga xhepi I brëndshëm i xhaketës, një faqe libri të vajosur.

Me ra në sy menjëherë se qenë fjalë të shkruara nga unë. U trishtova shumë.

Pse ma tregon këtë?- e pyes me ton.

Bleva dy byrekë përpara se të hipja në autobus , për të ardhur në shtëpi. Nuk u trishtova sa ti për këtë fakt mjeran.

E pse?

U mësova. Gjatë gjithë muajit në zonën elektorale, kur bleja ndonjë mall, ma paketonin me faqet e librave të mi. Për librat tuaj është i pari rast që pash. E rujta ambalizhimin, për të keshilluar, minimlja, të mos kalosh për një muaj në atë zonë, që të mos mbushen sytë me lot, si mua, - dhe Gimi qeshte në oktavet lart.

Me gazin e kulimit u përfshiva edhe unë. Vaj medet se ku po shkon ky vend. Rri me orë të tëra , per të gjetur një fjalë të bukur, sovrani , pa e lexuar, e përdor për të mbështjellë byrekët me gjizë , meqë zotni kandidati ia fali librin!?

Do të bëhet ndonjë herë ky vend!- më drejtohet, Gimi pasi bëmë punë të mira edhe me rakinë,edhe me mezet.

Do të bëhet një ditë, se jemi në qendër të Europës. Fatkeqësisht, brezi ynë, nuk do të arrijë ta shohë Shqipërinë të begatoje, si kombet e tjera komshi,- u përgjigja me sy të vesuar.

Pse nuk ke besim për shpejt?

Ka nisut çdo punë mbrapsht, për të ndërtuar sistemin kapitalist.

Më konkretisht?

Lërë Gim. Hiqe zakonin e pedagogut! Edhe kur më sjell rakinë e vëllezerve, kërkon të më marrësh në provim.

Këto dite, shumë kam menduar, për pyetjen që të drejtova. Kam disa paqartësi për ekonominë. Meqë ështe profesioni yt, dua të dëgjoj. Mos e tjerr gjatë, se e di, kur të kap pasioni për profesionin, nuk ka burrë nënë që të bën të pushosh!

Ta këndojmë me parë këngën” Bejkë e bardhë”, që të vimë më në formë!

Po ti me cilën këngë do të vazhdosh koncertin.

Si dukat i vogel je.

E pse me këtë këngë?

Ne nuk po cikim gotat, por faqoret, për të kënaqur veshët tanë.

Gimi e nisi këngën labe me shumë kënaqësi. Ison ia mbaja unë, me shumë emocione, për të mos stonuar.

……………………..

Vazhdon

Tiranë,më 05.05.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat