Sot më 5 Maj-në Ditën e Dëshmorëve, i kujtojmë dëshmorët e kombit!

Kultura

Sot më 5 Maj-në Ditën e Dëshmorëve, i kujtojmë dëshmorët e kombit!

Nga: Zymer Mehani Më: 5 maj 2021 Në ora: 09:06
Zymer Mehani

JU, ME GJOKSE TË GURTA....

(DËSHMORËVE TË KOMBTI)

Seç ju rrahën furtunat

E s’ju thyen dot,

Ju shanë e deshën t’ju digjnin

Me flakë dhe me barot,

Nën qiellin e mërrolur

Të atij moti zemërak,

Kur atdheut tonë të shtrejtë

Po i bënin lak ,

Po i bënin në qafë,

Po e bënin me gjak

 

E popullit të robëruar

N’vetull po i merrnin gjak.

Ju me gjokse të gurta

E me zemrën sa bjeshka,

E mbytët kuçedrën

Me pesë a gjashtë kreshta.

Kësaj toke i dualët Zot,

Si në Motin e Madh

Ai Gjergj Kastriot.

 

Me sytë tanë vetë ju pamë,

Në atë natë të zezë,

Kur hasmit i bëtë mandatë,

Me ato armët e gjata

Krahët kur jua thatë,

Kur i goditët e i dëbuat

Me breshëri plumbash u ratë.

 

Ata duart lart,

Të dëshpëruar,

Të trishtuar,

Të tmerruar.

Ç’rrëfim llahtarie të dëshpërimit,

Ç’neveri t’i shikoje ata xhelatë të krimit!

 

Ata zëra të çjerrë,

Ata gjakësorë të mjerë

Si jehonin,

Si kumbonin,

Ulurinin,

E mallkonin

Midis sokëllimës,

Rektimit,

Ofkëllimës.

 

E ju, o trima çlirimtarë,

O zemra atdhetare,

Ditë dhe netë i kaluat në istikame,

Në zjarrin e luftës,

Nën breshëri të armëve,

E të urrejtjes së gjakatarëve.

Ju përmendsh e dini

Simfoninë për Atdheun

E fjalorin e lirisë,

Me ngrohtësi të atdhedashurisë.

 

Ju kurrë s’u dorëzuat

Në luftë kundër errësirës,

Brutalitetit e mynxyrës,

Por e mbollët shpresën

Dhe me besa-besën

I thirrët emrit liri

Për këtë tokë arbërore,

Për nënën Shqipëri.

 

Ju asnjëherë

S’ndryshuat qëndrim

E përjetësisht mbetët

Gjerdan n’vargun tim,

N’vargjet e mia t’ ndërtuara

Me dashuri t’përshkruara!

 

Zemra juaj mbeti përherë trime

Sepse ju dhatë të verbërve

Dritë përplot dritësime

Dhe i dogjët telat e zërave tuaj

Në lule të rinisë,

Që t’na të bëni ta dëgjonim

Jehonën e hapave të lirisë.

 

Dhe ju vetë, o trima

Kënduat këngën e së vërtetës

E ju jeni kujtimi ynë i përjetshëm,

Ju jeni gjaku ynë shumë i vlefshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat