Unë-ti për njëri-tjetrin!

Kultura

Unë-ti për njëri-tjetrin!

Nga: Xhelal Hoxha Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:49
Xhelal Hoxha

Kur unë të dua ty?

dhe ti më donë mua;

Jemi për njeri- tjetrin

do ta shohim, njohim e ta duam pafundësinë...

Nuk dua të mendoj vetëm për vetveten:

Sa nevojë kemi për njëri- tjetrin?!

Ti krejt më ishe si një perri

Mu silleshe rrethit porsi një Selvi...

nga larg të pyeta si me habi:

Apo vjen ti mori?

apo më pret mua, dua të vi tek ti?!...

Menjëherë ma ktheve si në befasi:

Doni që të rrimë sëbashku

Or ti djali i ri?!

Po! Menjëherë i thash:

Dua me ty, që të bisedojmë,

më vonë dua të vazhdojmë,

të jetojmë, e të këndojmë;

Sëbashku të luajmë e të vallëzojmë!...

U mendua pak si gjatë e më në fund më tha:

Më falni, por nuk mundem tani!...

Më duhet fort të mendoi;

Me tim atë, nënë e vëllezër,

sëpari dua që të bisedoi!...

Kur një ditë papritmas, u takuam përsëri...

Kishe veshur një mini fun t'zi.

Desh më mahnite nga ajo bukuri!

Thash vet-me vete;

se qenka kjo për një djalë tri!...

Mua n'fillim fare më befasove

Kur atë ditë n'takim më dole...

Ma kishe trupin për mrekulli!

Vendosa më në fund; menjëherë erdha tek ti...

"Të morra të futa te imi gji

Desha që të zbërthej krejtësisht dhee të t'bëj magji!

që at natë fare t'mos bëjmë gjumë

Çfar fati patëm në ato çaste:

E lumja ti, e i lumi unë i lumi!"...

"Ajo natë na shkoi si në një film e si në përralla...

Ngrënim bashkë darkë, Pinim birra Peja;

e pinim konjak nga dardha...

Më pastaj të ndjeja, shijoja e ti prekja gjokset e bardha!"...

Të nesërmen ti më erdhe prapa

Unë vazhdova ecsha para...

Ngaqë këndoja këngë, ti më epje lule,

Ndërsa unë të epja arra

Ndiqeshim bashkë në male, lëndina, ara e në luadhe!...

Ne ishim njohur kaherë që në Shkollë...

Bëjshim qejf, muzikë e lojë!...

Shtati yt i drejtë si një mjellmë,

një flokë gjatë e një belhollë!

Ti mua mu silleshe rreth e qark...

"Shkonim bashkë si zvarranikët;

n'gjunjë e n'bark!"...

Duanim të ndjenim e të përkëdheleshim

Ti më ishe një shpirt,

tani më je një sorkadhe!

Oj princesha ime:

Shumë e dashur, dhe shumë e madhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat